Futbollisti i ri shqiptar, Ardon Jashari, raportohet se po monitorohet nga disa klube të mëdha evropiane.
20-vjeçari u ftua së fundmi nga Përfaqësuesja A e Zvicrës për ndeshjet e shtatorit, në vend të Noah Okafor, i cili u konfirmua se nuk është gati për këto ndeshje.
Sipas Matteo Moretto, Jashari tashmë ka marrë vëmendjen e disa klubeve nga Evropa.
Gazetari italian ka raportuar se mesfushori i Luzernit po monitorohet nga Napoli, Arsenali, Nice, Ajaxi dhe Real Sociedadi.
Jashari është një zbulim i këtij sezoni në Superligën e Zvicrës. Ai është paraqitur në tetë ndeshje me Luzernin këtë sezon (përfshirë dy në Kupë), teksa ka regjistruar dy asistime.
Ardon Jashari është i lindur në Cham të Zvicrës, teksa prindërit e tij janë nga Kumanova.












