Avokati, Arianit Koci, i cili ka marrë së fundmi disa aksione para Kuvendit pas ngërçit institucional të krijuar në vend, ka reaguar pas shkrimit të fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Koci tha se Kurti në fjalimin e fundit e kishte zbut fjalorin dhe s’e kjo sipas tij është për t’u përshëndetur.
“Aferim!Por, fjalët pa veprime – nuk e ndalin bllokadën.Nëse ka vërtet vullnet për marrëveshje, atëherë ka ardhë koha me u vepru.Tash, derisa të konstituohet Kuvendi,PDK, LDK, AAK dhe Nisma – duhet me e rritë presionin” shkruan Koci raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
Në postimin e fundit, Albin Kurti e kishte zbute fjalorin.
Po e promovon frymën e bashkëpunimit dhe të unitetit.
“Në javën e fundit të korrikut duhet që ta konstituojmë legjislaturën e nëntë.
Do të bëjmë çmos që në frymën e bashkëpunimit…” – thotë në mes tjerash.
Kjo është për t’u përshëndetur.
Aferim!
Por, fjalët pa veprime – nuk e ndalin bllokadën.
Nëse ka vërtet vullnet për marrëveshje, atëherë ka ardhë koha me u vepru.
Tash, derisa të konstituohet Kuvendi,
PDK, LDK, AAK dhe Nisma – duhet me e rritë presionin.
Kuvendi duhet sa më shpejt me u funksionalizu.
Shteti nuk mundet me pritë pafund.
Prandaj, nesër pres që së bashku me mua – të gjithë deputetët të protestojnë.
Kjo nuk është betejë partiake.
Është përgjegjësi ndaj shtetit dhe popullit.