Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Koci: Ekonomia po rritet në shifra, por jo në jetë reale

04/08/2025 - 09:48
në Kryesore, Lajme
A A
Koci aplikon në librin Guinness për ta futur Kosovën aty me 48 dështimet në konstituimin e kuvendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati Arianit Koci, në një postim të titulluar “Manuali i Mbijetesës në Kosovë – Pjesa I”, thotë se rritja ekonomike që raportohet çdo vit nuk përkthehet në përmirësim të jetesës së qytetarëve.

Ai e quan këtë një rritje në letra, jo në jetë reale.

“Në krahasim me BE27 (mesatarja 39,680€), ne jemi vetëm në 16% të standardit të tyre. Me fjalë tjera – jetojmë 84% (apo rreth 5.5 herë) më dobët se një qytetar mesatar i BE-së”.

“Ekonomia e Kosovës po rritet në shifra, por jo në jetë reale. Konsumi mbahet nga diaspora dhe kreditë – jo nga prodhimi dhe eksportet”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Ekonomia: Manuali i Mbijetesës në Kosovë – Pjesa I

Rritja ekonomike dhe pse shifrat shpesh mashtrojnë

Çdo shoqëri moderne ka një tregues magjik për të matur “shëndetin” e saj: rritjen ekonomike.

Kur numrat rriten, politikanët flasin për sukses, mediat japin lajme pozitive dhe njerëzit krijojnë përshtypjen se vendi po ecën përpara.

As Kosova nuk bën përjashtim.

Prej vitit 2010 deri më 2019, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) – treguesi kryesor i rritjes ekonomike – është rritur mesatarisht 4.5% në vit.

PBB-ja është vlera e të gjitha mallrave dhe shërbimeve që prodhohen brenda vendit në një vit. Kur kjo rritet, do të thotë se po prodhojmë më shumë – por jo domosdoshmërisht se po jetojmë më mirë.

Në vitin 2020, pandemia e rrëzoi këtë ritëm me -5.3%. Kufijtë u mbyllën, tregtia u tkurr, turizmi u zhduk dhe investimet u shuan.

Viti 2021 solli rikthim të fortë në shifra – por vetëm sepse po matnim mbi vitin më të dobët të dekadës. Ishte rritje statistikore, jo rritje reale të mirëqenies.

Nga 2022 deri në 2024, u kthyem në “normalitetin” e mëparshëm – rreth 4.2% në vit – ndërsa problemet e vjetra mbetën: produktivitet i ulët, mungesë e eksporteve konkurruese dhe një hendek i madh mes shkathtësive që ofron tregu i punës dhe atyre që kërkon ekonomia.

Motori i rritjes? Kryesisht konsumi privat. Vetëm në 2024, ai kontribuoi 4.4 pikë përqindje në rritjen e PBB-së.
Investimet? Vetëm 1.6 pikë përqindje. Në 2022, ndikimi i tyre ishte madje negativ.

Eksportet neto pothuaj çdo vit kanë qenë negative – dëshmi se jemi të varur nga importet edhe për nevojat bazike.
Si financohet ky konsum? Me dy burime: kredi konsumatore dhe remitenca. Vetëm në 2024, kreditë konsumatore u rritën për 22%.

Remitencat janë oksigjeni i ekonomisë – mesatarisht 2.5 herë më të mëdha se investimet e huaja direkte dhe pothuaj dyfish të të hyrave nga eksportet.

PBB-ja për frymë! Në 2024, PBB-ja për frymë në Kosovë ishte 6,494€.

Në krahasim me BE27 (mesatarja 39,680€), ne jemi vetëm në 16% të standardit të tyre. Me fjalë tjera – jetojmë 84% (apo rreth 5.5 herë) më dobët se një qytetar mesatar i BE-së.

Edhe në rajonin tonë jemi prapa – vetëm 70% e mesatares së Ballkanit Perëndimor.

Përfundimi: Ekonomia e Kosovës po rritet në shifra, por jo në jetë reale. Konsumi mbahet nga diaspora dhe kreditë – jo nga prodhimi dhe eksportet.

Nëse vazhdojmë kështu, do të kemi gjithmonë numra për t’u mburrur – dhe qytetarë që mezi i lidhin muajt.

JU REKOMANDOJMË

Tahiri viziton Thaçin: Presidenti ju dërgon të fala nga Haga

Tahiri viziton Thaçin: Presidenti ju dërgon të fala nga Haga
19/03/2026 - 19:55

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë. Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ai ka thënë Thaçi...

Më shumëDetails

Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu

Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu
19/03/2026 - 19:24

Këngëtari nga Peja dhe fituesi i Big Brother VIP Albania, Besart Kelmendi, është lajmëruar në llogarinë e tij në Instagram, për herë të parë pas lirimit nga paraburgimi....

Më shumëDetails

“Asociacioni i Komunave serbe nuk është zbatu nga viti 2013”, Sazan Ibrahimi komenton deklaratën e Kurtit për “Zajednicën”

“Asociacioni i Komunave serbe nuk është zbatu nga viti 2013”, Sazan Ibrahimi komenton deklaratën e Kurtit për “Zajednicën”
19/03/2026 - 18:48

Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, kur u pyet për “Asociacionin e komunave me shumicë serbe” tha se “nëse krijohet një mekanizëm i tillë nuk...

Më shumëDetails

Kryeministrja japoneze: Vetëm Trump mund të arrijë paqen

Kryeministrja japoneze: Vetëm Trump mund të arrijë paqen
19/03/2026 - 18:37

Kryeministrja e Japonisë Takaichi thotë se është “vetëm” Trump ai që mund të arrijë paqe në të gjithë botën.Ajo shton se zhvillimi i armëve bërthamore nga Irani “nuk...

Më shumëDetails

Italia ul taksën e karburanteve për të mbajtur çmimet nën kontroll

Italia ul taksën e karburanteve për të mbajtur çmimet nën kontroll
19/03/2026 - 18:17

Giorgia Meloni njoftoi uljen prej 25 centësh për litër të akcizës mbi benzinën, naftën dhe gazin e lëngshëm, në një masë të përkohshme 20-ditore për të mbajtur çmimet...

Më shumëDetails

KFOR: S’kemi identifikuar dronë që mund të rrezikojnë sigurinë e Kosovës

KFOR: S’kemi identifikuar dronë që mund të rrezikojnë sigurinë e Kosovës
19/03/2026 - 18:11

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se nuk ka identifikuar asnjë aktivitet të dronëve që mund të ndikojë në sigurinë e Kosovës. Lidhur me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Emona Center me super ofertë për sofrën e Bajramit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë