Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Koci i shkruan letër Albin Kurtit

26/06/2025 - 10:50
në Lajme
A A
Koci i shkruan letër Albin Kurtit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci i ka shkruar një letër kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit. Koci e ka quajtur si kapriçio personale të Kurtit ngërçin në Kuvend dhe e ka lutur që ta zhbllokojë situatën.

“Z. Albin Kurti,
Ngulmi me Albulena Haxhiun nuk është më bindje politike, as e drejtë e fituar në zgjedhje.
Është kapriçio personale – që po e mban peng Kuvendin e Kosovës, po i ngrin proceset dhe po i djeg milionat e popullit.
Paraliza është totale: përfaqësimi politik nuk funksionon, ekonomia është e ngujuar, shteti po mrizon.
Ju keni mundësi me e zhblloku këtë situatë.
Keni fuqi, keni ndikim.
Sepse kjo tashmë nuk është më përballje me kundërshtarët politikë.
Është bllokim i qëllimshëm institucional.
Dhe pasojat po bien mbi shtetin. Mbi qytetarin.
E populli po sheh. Po kupton. Po mban mend.
Në anën tjetër, me fitoren në zgjedhjet e fundit dhe me pozicionin që e keni sot, ju takon juve me e marrë rolin përbashkues.
Nuk është më koha për inate personale, as për ngulm në kandidatura që nuk i kanë votat e duhura.
Sepse mbi të gjitha – me opozitën nuk jeni në armiqësi.
Janë kundërshtarë politikë, por janë deputetë të këtij vendi – me të njëjtin legjitimitet nga qytetarët, si ju.
Thellësisht besoj që qëllimin e keni të njëjtë, të gjithë ju – pozitë e opozitë:
Ta forconi shtetin dhe t’ua siguroni qytetarëve një jetë më të mirë.
Prandaj, ndërrimi i kandidaturës – në rastin tuaj – nuk është humbje e betejës politike.
Përkundrazi – është fitore. Madje fitore e madhe, sepse po e jepni një zgjidhje kreative, po e shtyni procesin përpara, po e çoni shtetin drejt funksionalitetit.
E këtë mund ta bëjë vetëm një burrështetas – dikush që është mbi mentalitetin primitiv të kasabasë sonë politike.
Merreni përgjegjësinë që e keni. Ndryshojeni kandidaturën dhe zhbllokojeni Kuvendin.
Mos e bëni Kosovën kolateral të kokëfortësisë.
Unë, si qytetar i këtij vendi – si njeri që ia don të mirën Kosovës dhe nuk ka atdhe tjetër – nuk do të ndalem.
Do të kërkoj përditë dhe pa kompromis, që Kuvendi të funksionalizohet” shkruan Koci në letrën e drejtuar Kurtit.

JU REKOMANDOJMË

Punët ngushtë për shkak të studentëve, Vuçiq kërkon shpëtim duke goditur Perëndimin që i bombardoi për Kosovën
Lajme

Punët ngushtë për shkak të studentëve, Vuçiq kërkon shpëtim duke goditur Perëndimin që i bombardoi për Kosovën

26/06/2025 - 14:42
Sërish tërmet në Shqipëri, kaq ishte magnituda
Lajme

Sërish tërmet në Shqipëri, kaq ishte magnituda

26/06/2025 - 14:38
Bajrami i reagon Muratit, ia kujton bisedat e Kusari-Lilës: “Allo Brate” me Listën Serbe
Lajme

Bajrami i reagon Muratit, ia kujton bisedat e Kusari-Lilës: “Allo Brate” me Listën Serbe

26/06/2025 - 14:20
Periskopi: Martin Berishaj intervistohet në Prokurorinë Speciale
Lajme

Periskopi: Martin Berishaj intervistohet në Prokurorinë Speciale

26/06/2025 - 14:19
Bajrami i reagon Krasniqit për Grantin e Performancës për Komunat: Mos baltosni punët e mira të qeverive të kaluara
Lajme

Bajrami: VV nuk e shpalli Listën Serbe organizatë terroriste kur u vra Afrim Bunjaku e tash provojnë të luajnë patriotin

26/06/2025 - 14:14
Haliti: Sveçla ia ka marrë kompetencat drejtorit të AKI-së dhe po flet në emër të tij
Lajme

“Nuk është kiameti”/ Xhavit Haliti flet për deklaratën e Enver Hoxhajt dhe mundësinë për koalicion VV-PDK

26/06/2025 - 13:53

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lajm i mirë për lehonat, nga sot marin shtesat me rritje

    Lajm i mirë për lehonat, nga sot marin shtesat me rritje

    228 Shpërndaje
    Shpërndaje 91 Tweet 57
  • Trump eskalon ndaj CNN, kërkon shkarkimin e gazetares: Të hudhet jashtë si qen

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Plagosje nga të shtënat me armë në Prishtinë, i dyshuari është shok i të plagosurit G.A.

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Samiti i NATO-s në Hagë, Trump i përmend përsëri Kosovën e Serbinë në pyetjen që iu bë për Putinin

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • ‘Dosja’ “MEKA”/31 Faqe dokumente zyrtare të AUV për skandalin me 20 mijë kilogramë mish pule të kontaminuar me bakteren Salmonella

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë