Avokati, Arianit Koci, ka reaguar në lidhje me gjendjen politike dhe ekonomike në vend.
Koci tha se përçarja në shoqëri është maksimale dhe gjendja ekonomike e tmerrshme.
“Popullata në Kosovë e ka humb shpresën. Asgjë nuk po funksionon si duhet në administratën shtetërore dhe publike. E, për momentin, nuk po shihet dritë në tunel.Me qenë lider, më shumë kisha mendu në këto probleme – sesa në vota” shkruan Koci raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
Përçarja në shoqëri është maksimale. Gjendja ekonomike – e tmerrshme. Popullata në Kosovë e ka humb shpresën. Asgjë nuk po funksionon si duhet në administratën shtetërore dhe publike. E, për momentin, nuk po shihet dritë në tunel.
Me qenë lider, më shumë kisha mendu në këto probleme – sesa në vota.
A nuk ishte dashte me qenë satisfaksioni më i madh i një udhëheqësi: konsensusi dhe mirëqenia në shoqëri? A nuk mendon lideri pak për trashëgimi – çka po len pas?
Pa ardhë një lider i tillë, nuk kemi me u rahatu si shoqëri.
Mos harroni: Kosova është shoqëri e konsensusit.













