FSK-ja arriti të binjakëzohet me Ushtrinë e Iowas pas një pune të madhe dhe besimi nga amerikanët. Ky bashkëpunim nuk mbeti vetëm në mes të dy ushtrive, por u zgjerua edhe në fusha të tjera, duke e bërë Kosovën një nga vendet më të përkrahura nga shteti i Iowa-s. Bashkëpunimi shkoi përtej edhe me respektin e madh njerëzor e shtetëror.
Përmes kësaj pamjeje mund të shihet respekti i madh ndaj ish-gjeneralit të FSK-së, Rrahman Rama ,njeriut që vendosi themelet e bashkëpunimit, i cili vazhdon edhe sot me Iowan.

Në këto takime pati rastin dhe kënaqësinë të takojë dhe të krijojë raporte ndërpersonale dhe shtetërore edhe me gjeneralin Orr, njeriun që Kosova e konsideron një nga miqtë më të mëdhenj.

Po ashtu, ai mbahet mend si bombarduesi i parë gjatë luftës. Kosova ka fatin që gjithë këtë proces ta ketë pasur me mbështetjen e shtetit amerikan, dhe ecja përpara nuk mund të mendohet pa SHBA-në.














