Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kolegji Universum gjobitet me 8 mijë euro për vendosjen e kamerave në hapësira të ndaluara

03/03/2025 - 16:42
në Kryesore, Lajme
A A
Kolegji Universum gjobitet me 8 mijë euro për vendosjen e kamerave në hapësira të ndaluara
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka shqiptuar një gjobë prej 8 mijë eurosh për Kolegjin Universum në Ferizaj, për shkelje të rregullave të përgjithshme lidhur me përdorimin e kamerave të sigurisë. Sipas vendimit të lëshuar më 23 dhjetor 2024, inspektimi ka zbuluar se në ambientet e kolegjit, konkretisht në sallat e ligjëratave dhe tualetet, përkatësisht pranë lavamanëve, ishin vendosur kamera vëzhgimi, në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Për këtë rast, Kolegji ka dhënë një sqarim.

Si pasojë, institucioni është urdhëruar të heqë sistemin e mbikëqyrjes nga këto hapësira dhe të sigurojë që përdorimi i kamerave të përputhet me dispozitat ligjore të aplikueshme.

“Gjoba e shqiptuar duhet të paguhet brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, ndërsa mosrespektimi i afateve do të sjellë masa të mëtejshme”, thuhet në vendimin e AIP, shkruan Insajderi.

Arsyetimi i AIP-it mbi gjobën

Agjencia ka dhënë arsyetimin për gjobën e shqiptuar ndaj Kolegjit Universum në Ferizaj për shkak të vendosjes së kamerave të vëzhgimit në hapësira të ndaluara, si sallat e ligjëratave dhe tualetet.

Në vendim thuhet se, Agjencia mori një ankesë më 29.11.2024, ku pretendohej se në shkollën e mesme të ulët në Ferizaj (në kuadër të Kolegjit Universum) kishte kamera në sallat e ligjërimit dhe në tualete.

Më pas, u krye një inspektim zyrtar më 10.12.2024, ku u konfirmua se ishin instaluar 25 kamera, nga të cilat 14 ishin funksionale.

Sipas tyre, kamerat ishin vendosur pa njoftim dhe në hapësira ku mbrojtja e privatësisë është e garantuar me ligj.

“Ligji përcakton që vendosja e kamerave duhet të bëhet vetëm për siguri dhe në përputhje me dispozitat ligjore”.

Pas këtyre gjetjeve, AIP shqiptoi një gjobë prej 8,000 eurosh, duke e cilësuar shkeljen si serioze dhe të dëmshme për privatësinë e nxënësve dhe stafit.

Në analizën e saj, Agjencia referohet Kushtetutës së Kosovës dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të cilat garantojnë privatësinë e individëve. Gjithashtu, përmenden precedentë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut që kanë përcaktuar se vëzhgimi në klasa dhe tualete është shkelje e privatësisë

Rrjedhimisht, Kolegji është urdhëruar të largojë menjëherë kamerat nga sallat dhe tualetet, dhe të respektojë dispozitat ligjore për vëzhgimin me kamera.

Çka thonë nga Kolegji Universum?

Lidhur me rastin, Gazeta Insajderi ka kërkuar një përgjigje edhe nga përfaqësues të Kolegjit Universum duke sqaruar se çështja lidhet me shkollën e mesme në Ferizaj dhe jo me vetë kolegjin.

Kolegji Universum ka bërë të ditur se menjëherë pas vendimit ka paguar gjobën në përputhje me afatet ligjore dhe se kamerat në sallat e mësimit janë hequr.

“Dëshirojmë të theksojmë se gjoba që është shqiptuar është lidhur me shkollën tonë të mesme (gjimnazin) në Ferizaj, dhe jo me institucionin tonë të arsimit të lartë “Kolegji Universum”. Pas vendimit, shkolla ka vepruar menjëherë dhe ka paguar gjobën në përputhje me afatet ligjore të përcaktuara. Pas kësaj, dëshirojmë t’ju njoftojmë se nuk kemi kamera të instaluara në sallat e mësimit,” thuhet në përgjigjen tyre.

Ata shtuan se nuk kishin qenë i informuar më parë për ndalimin e kamerave në klasat mësimore dhe se nuk kishte marrë më herët vizita inspektuese apo paralajmërime për këtë çështje.

“Ne nuk ishim të informuar më parë se përdorimi i kamerave në klasat mësimore ishte i ndaluar, dhe as nuk kemi pasur më herët vizita inspektuese apo paralajmërime. Konsiderojmë se kjo ka qenë një keqkuptim nga ana jonë lidhur me rregullimin ligjor për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale”.

Sidoqoftë, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka konsideruar se gjoba e shqiptuar ka qenë e nevojshme për të parandaluar shkelje të tjera të privatësisë në të ardhmen.

JU REKOMANDOJMË

Tahiri: Kemi fituar grant për ambient të pastërt
Lajme

Tahiri: Kemi fituar grant për ambient të pastërt

17/09/2025 - 23:28
Kryetari i Vushtrrisë për ndarjen buxhetore: Qytetarët që e kanë votuar VV-në duhet të vetëdijesohen e ta ndëshkojnë padrejtësinë
Lajme

Idrizi: Askush s’mund të ma sfidojë guximin, rininë ia kam kushtuar arsimit shqip nëpër bodrume

17/09/2025 - 23:10
Ish-diplomati amerikan Jonathan Moore godet Kurtin: Punoi kundër interesave të SHBA-së dhe të vetvetes
Lajme

Moore kritikon qeverinë: Mos prisni dhurata nga Uashingtoni, dëshmojeni se jeni vend demokratik

17/09/2025 - 23:00
Fotot që demantojnë Sylejman Mehollin: Drejtori i Urbanizmit i Ferit Idrizit është VV, ai shihet me Dejona Mihailin e Arsim Rexhepin
Kryesore

Fotot që demantojnë Sylejman Mehollin: Drejtori i Urbanizmit i Ferit Idrizit është VV, ai shihet me Dejona Mihailin e Arsim Rexhepin

17/09/2025 - 22:58
Idrizi demaskon Tahirin për karriget e vendosura në shesh, thotë se është paguar 950 euro e jo 5 mijë euro
Lajme

Idrizi i përgjigjet ironisë së Tahirit për bizneset në sheshin e Vushtrrisë: Janë ardhë edhe brendet, që ti i hanë në Prishtinë. Ti s’rrin në Vushtrri hiq

17/09/2025 - 22:57
“M’u duk i mirë për defator” – Haradinaj godet Bashën: S’e kom ditë që ka shkru për UÇK-në
Lajme

“M’u duk i mirë për defator” – Haradinaj godet Bashën: S’e kom ditë që ka shkru për UÇK-në

17/09/2025 - 22:56

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • “Me përjashtim të njërit, kam punuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës”, kush nuk bashkëpunoi me Williams?

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • EKSKLUZIVE: FC Vushtrria nga nesër me kryetar të ri, këtë pozitë pritet ta marrë një politikan

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • 7 premtime të pambajtura të Fadil Nurës – qytetarët e Skenderajt në pritje të nënkalimit që s’filloi kurrë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë