Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Koloneli amerikan: Tërheqja e papritur e trupave amerikane do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

21/02/2026 - 19:22
në Kryesore, Lajme
A A
Ushtarët italianë kryen patrullime në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shtetet e Bashkuara mbeten shtylla kryesore e stabilitetit në Kosovë dhe çdo ndryshim i papritur në pozicionimin e trupave amerikane në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR, do të krijonte pasiguri dhe rrezik për destabilizim, ka paralajmëruar koloneli amerikan në pension Ray Wojcik në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”.

Wojcik, i cili më herët ka shërbyer si udhëheqës i Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, thekson se Washingtoni është duke rishikuar pozicionimin ushtarak global, me fokus më të madh në rajonin e Paqësorit dhe në Hemisferën Perëndimore, ndërsa pret që aleatët evropianë të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë në Evropë.

Debati për një reduktim të mundshëm të pranisë amerikane në Kosovë u nxit pas raportimit të “Politico”, i cili, duke cituar diplomatë të NATO-s, bëri të ditur se SHBA-ja ka kërkuar nga NATO-ja të reduktojë aktivitetin e jashtëm, përfshirë misionin paqeruajtës në Kosovë. Aktualisht, rreth 590 trupa amerikane shërbejnë në kuadër të KFOR-it nga rreth 4600 sa janë në total. Megjithatë, një zyrtar i Pentagonit ka deklaruar për “Radio Evropa e Lirë” se nuk ka ndonjë njoftim për ndryshim të dislokimit të forcave.

Sipas Wojcik, çdo tërheqje e shpejtë ose reduktim i papritur i forcave amerikane do të ishte gabim strategjik dhe do të krijonte një periudhë të brishtë tranzicioni, të cilën aktorë destabilizues mund ta testonin.

“Çdo ndryshim i papritur në pozicionin e trupave amerikane ose të forcave të tjera aleate në KFOR do të ishte gabim dhe do të krijonte pasiguri. Duhet gjithmonë ta kemi parasysh se si duket një ndryshim radikal i dislokimit të forcave, dhe mjafton të kujtojmë tërheqjen kaotike, të orkestruar nga Amerika në Afganistan, në vitin 2021. Po ashtu, duhet të kemi parasysh se edhe në vitin 2023, paramilitarët serbë sulmuan forcat policore të Kosovës. Historikisht, nuk duhet të harrojmë kurrë se paqëndrueshmëria në Ballkan çoi në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore dhe në vdekjen e 20 milionë njerëzve në gjithë Evropën”, ka thënë ai.

Koloneli amerikan thekson se plani i NATO-s ka qenë gjithmonë që reduktimi i forcave të bëhet gradualisht dhe vetëm pasi të plotësohen kushtet e sigurisë.

“Një reduktim i madh i trupave amerikane në KFOR do të ndikonte më shumë në aftësinë për të parandaluar krizat dhe për të reaguar shpejt ndaj tyre, sesa në sigurinë e përditshme. Nëse shkurtimet amerikane përfshijnë kapacitete të rëndësishme si: zbulimi dhe mbikëqyrja, aviacioni dhe evakuimi mjekësor, transporti apo personeli komandues, atëherë KFOR-i mund të jetë më i ngadalshëm në zbulimin e rreziqeve, në marrjen e vendimeve dhe në dërgimin e forcave në rast të një krize të papritur, veçanërisht në zonat e ndjeshme”, ka shtuar koloneli në pension.

JU REKOMANDOJMË

Trump rrit tarifat globale për importet në 15%

Trump rrit tarifat globale për importet në 15%
21/02/2026 - 20:17

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar rritjen e tarifave për të gjitha importet në SHBA nga 10% në 15%. Vendimi vjen pas një vendimi të Gjykatës Supreme që...

Më shumëDetails

OVL-UÇK themelon Këshillin Organizues për aktivitete përkujtimore dhe ceremoniale

Prokuroria prezanton listën e veteranëve që pretendon se janë të rrejshëm, mbrojtja e kundërshton
21/02/2026 - 19:39

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka themeluar Këshillin Organizues për koordinimin e aktiviteteve përkujtimore dhe ceremoniale. Ata kanë njoftuar edhe për përbërjen e Këshillit ku mes...

Më shumëDetails

Peci: Nëse Kosova merr komandën e veriut të Gazës, do të ishte e arritura më e madhe në konsolidimin e shtetësisë që nga GJND’ja

Peci: Nëse Kosova merr komandën e veriut të Gazës, do të ishte e arritura më e madhe në konsolidimin e shtetësisë që nga GJND’ja
21/02/2026 - 18:37

Lulzim Peci, ish-diplomat, ka thënë se në rast së Kosova e merr komandën e zonës në veri të Gazës, atëherë, kjo do të ishte e arritura më e...

Më shumëDetails

Supremja i refuzon Blerim Devollit revizionin për shpifje ndaj emisionit “Devollistan”, kushtuar ngritjes së dyshimtë të ‘perandorisë’ së tyre financiare

Supremja i refuzon Blerim Devollit revizionin për shpifje ndaj emisionit “Devollistan”, kushtuar ngritjes së dyshimtë të ‘perandorisë’ së tyre financiare
21/02/2026 - 18:17

Gjykata Supreme refuzon revizionin për shpifje ndaj emisionit “Devollistan”, Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuar revizionin e paraqitur nga Blerim Devolli, Dardafon.net LLC, Abrazen LLC (ish Devolli...

Më shumëDetails

Ish-luftëtari i UÇK-së dhe ish-eprori i FSK-së kërkon mbështetje edhe për një mandat të ri presidencial për Vjosa Osmanin

Ish-luftëtari i UÇK-së dhe ish-eprori i FSK-së kërkon mbështetje edhe për një mandat të ri presidencial për Vjosa Osmanin
21/02/2026 - 17:33

Ish-luftëtari i UÇK-së, ish-eprori i FSK-së, Fazli Hoxha, ka kërkuar unitet politik dhe mbështetje për një mandat të ri të Vjosa Osmanit për presidente. Hoxha ka shkruar në...

Më shumëDetails

Ku do t’i shpenzojë Kosova 4 miliardë euro?

Ku do t’i shpenzojë Kosova 4 miliardë euro?
21/02/2026 - 17:21

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të premten ligjin për buxhetin shtetëror në vlerë rreth 4 miliardë euro, me gjithë kundërshtimet dhe ankesat e opozitës. Projektligji për buxhetin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

    Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

    519 Shpërndaje
    Shpërndaje 208 Tweet 130
  • Ekskluzive/Aktakuza për miliona euro fajde ndaj Shefik Rexhepi dhe Bashkim Osmanit: Biznesmeni Naim Berisha ishte zhytur në 943 mijë euro borxh nga kamatat e fajdes te pronari i “Dona Laberion”

    634 Shpërndaje
    Shpërndaje 254 Tweet 159
  • Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

    699 Shpërndaje
    Shpërndaje 280 Tweet 175
  • Ua shisnin veturat me çmime të larta dhe i riblenin menjëherë shumë lirë – si dyshohet se funksiononte skema e fajdes nga Fadil, Egzon dhe Besnik Salihu, sipas aktakuzës

    360 Shpërndaje
    Shpërndaje 144 Tweet 90
  • Aktakuza për fajde: Nga “Ferrari” te prona rreth 2 milionëshe – ja për cilat raste iu është ngritur aktakuzë Ilir, Sheqir dhe Fitim Vershevcit (Dokument)

    289 Shpërndaje
    Shpërndaje 116 Tweet 72

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë