Përveç Kuvendit të Kosovës ekspozitën skandaloze të Shkëlzen Gashit “Maskarat në Kosovë 1998-1999” mbështeti financiarisht edhe kompania JYSK, raporton Gazeta Online Veriu.info.
JYSK dhe Kuvendi i Kosovës ishin dy prej shtatë donatorëve kryesor të ekspozitës skandaloze e cila filloi të shfaqej në sheshin e Prishtinës në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s, më 24 mars.
Kompania JYSK është në pronësi të biznesmenit Fatmir Zymberi.
Zymberi është po ashtu aksionar edhe në Prishtina Mall.
Autori i kësaj ekspozite, Shkëlzen Gashi, kishte falënderuar donatorët për mbështetjen financiare kur njoftoi për hapjen e ekspozitës
“Nga sot, 24 mars 2026, deri më 7 prill 2026, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë do të qëndrojë ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e organizuar nga ADMOVERE dhe INTEGRA…. Kjo ekspozitë është realizuar me mbështetje financiare nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, EXFIS, Libraria Dukagjini, JYSK, KFC, CHwB dhe Besa-Besë”, thuhej në postimin e Gashit më 24 mars.












