Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kompanive “DELFIN” dhe “Mediteran – N” iu zbuluan 66 tonë mish peshku të infektuar me krimba, AUV-i i Ministrisë së Pecit mbajti të fshehur skandalin (Dokument)

16/05/2025 - 19:18
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Kompanive “DELFIN” dhe “Mediteran – N” iu zbuluan 66 tonë mish peshku të infektuar me krimba, AUV-i i Ministrisë së Pecit mbajti të fshehur skandalin (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info sot ka raportuar ekskluzivisht se si Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, institucion që funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillit Rural, më ministër në detyrë, Faton Peci, ka mbajtur të fshehur për më shumë se nj (1) vit emrin e kompanisë të cilës iu gjeten 21 tonë mish peshku të infektuar me krimba, që del të jetë  “MC FOOD” Sh.P.K., kompani kjo e njohur në vitin 2021 për skandalin e trafikimit të 400 kg kokainë nga Brazili në Kosovë.

AUV i Ministrisë së Faton Pecit mbajti të fshehur emrin “MC FOOD” që solli 21 tonë mish peshku me krimba – kompanisë që trafikoi edhe 400 kg kokainë (Dokument)

Në pjesën e dytë të këtij hulumtim, Veriu.info ju sjellë emrat e dy kompanive “DELFIN” L.T.D. Sh.P.K. dhe “Mediteran – N” Sh.P.K., të cilave në vitin e kaluar iu zbuluan mbi 66 tonë mish peshku të infektuar me parazitin “Anisakis”, krimb ky shumë i rrezikshëm për shëndetin e njërzve. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nuk e kishte informuar opinionin me rastin e zbulimit të kësaj sasie marramendëse të mishit të peshkut të infektuar me krimba, e aq më pak me emrat e kompanive që e kanë importuar këtë produkt ushqimor të ndjeshëm.

Foto nga google: Kështu duket krimbi "Anisakis"
Foto nga google: Kështu duket krimbi “Anisakis”

Në dokumentet e siguruara nga Veriu.info, shihet se AUV vitin e kaluar kishte gjetur mbi 35 mijë kilogram mish peshku të infektuar me krimba, sasi që ishte importuar nga Spanja dhe Maqedonia e veriut në Kosovë në fund të vitit 2023 nga kompania “DELFIN” L.T.D. Sh.P.K. me pronar Basri dhe Avni Krasniqi.

Foto: Avni Krasniqi, pronar i "Delfin" L.T.D. Sh.P.K.
Foto: Avni Krasniqi, bashkëpronar i “Delfin” L.T.D. Sh.P.K.
Foto: Basri Krasniqi, bashkëpronar i "Delfin" L.T.D. Sh.P.K.
Foto: Basri Krasniqi, bashkëpronar i “Delfin” L.T.D. Sh.P.K.

Në arsyetimin e AUV për vendimin e nxjerrë ndaj “DELFIN” L.T.D. Sh.P.K. thuhet se mostrat e marra nga Inspektorati Veterinar në kompaninë e lartëcekur, rezultuan me prezencë të parazitit krimba – “Anisakis”, ku për pasojë “DELFIN” L.T.D. Sh.P.K. është urdhëruar për ndalimin e tregtimit të këtij produkti.

Mishi i peshkut i kompanisë “DELFIN” L.T.D. Sh.P.K. që është konstatuar e infektuar me krimba është e llojit Hake (Merluc Hubbsi), përderisa sasia e tij është 35,170 kilogram.

Një javë pas inspektimit dhe vendimit për ndalimin e tregtimit të kësaj sasie peshku, AUV merr një vendim të ri me të cilin e urdhëron kompaninë “DELFIN” L.T.D. Sh.P.K. për kthimin e këtij produkti ushqimor në vendin e origjinës ose të bëjë kërkesë për asgjësimin e tij.

Foto: Nikollë Dodaj, pronar i "Mediteran - N" Sh.P.K.
Foto: Nikollë Dodaj, pronar i “Mediteran – N” Sh.P.K.

Veriu.info ka siguruar edhe një vendim tjetër të AUV, me të cilin dëshmohet se ky agjencion vitin e kaluar kishte zbuluar edhe 31,296 kg mish peshku te infektuar me krimba, përkatësisht me parazitin “Anisakis” të importuar në Kosovë nga Maqedonia veriore prej kompanisë “Mediteran – N” Sh.P.K. me pronar Nikollë Dodaj.

Më datën 29.02.2024 kishte urdhëruar këtë kompaninë që sasinë e mishit të peshkut prej 31,296 kg ta tërheq nga tregu dhe ta kthej në vendin e origjinës ose ta asgjësoj brenda afatit prej 60 ditësh.

Sasia e mishit të peshkut e kompanisë “Mediteran – N” Sh.P.K. që është konstatuar e infektuar me krimba është e këtyre llojeve: HGT Merluc 450/650 gr., HGT Merluc 200/350 gr., HGT Merluc 200/350 gr. dhe HGT Merluc 100/200 gr.

Veriu.info ka dërguar pyetje në Doganën e Kosovës për të kuptuar se këto dy lote importi me këta mish peshku në çfarë sasie ka ardhur në Kosovë në momentin e hyrjes në doganë, por që deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk kemi marrë përgjigje. Kjo e dhënë është e rëndësishme, pasi që duhet të dihet se çfarë sasie e këtij mishit ë importuar është shitur nga data e hyrjes në Kosovë deri në momentin e zbulimit se është i infektuar me këtë lloj krimbi./Veriu.info

 

JU REKOMANDOJMË

Sot nënshkruhet koalicioni mes PDK-së dhe AAK-së në Mitrovicë
Lajme

Sot nënshkruhet koalicioni mes PDK-së dhe AAK-së në Mitrovicë

03/11/2025 - 11:05
Vllasi kritikon insistimin e Qeverisë për hapjen e urës së Ibrit: Po shfrytëzohet nga Vuçiqi, Kurti po ‘i sjellë grushta’ kokës së vet
Lajme

Vllasi: E keqja më e vogël është formimi i çfarëdo Qeverie, jo zgjedhjet tani

03/11/2025 - 10:56
Eksperti i ekonomisë paralajmëron: Dimër i vështirë për qytetarë, faturat e energjisë janë rritur deri në 35 euro
Ekonomi

Eksperti i ekonomisë paralajmëron: Dimër i vështirë për qytetarë, faturat e energjisë janë rritur deri në 35 euro

03/11/2025 - 10:20
Lajme

Anulohen edhe ketë javë seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

03/11/2025 - 10:04
“11 muaj pa parë babain”, djali i Fadil Fazliut thotë se ende nuk i lejohet të takohet me të
Lajme

“11 muaj pa parë babain”, djali i Fadil Fazliut thotë se ende nuk i lejohet të takohet me të

03/11/2025 - 09:27
Qeveria ndan 520 mijë euro për renovimin e IML-së
Kryesore

AVONET dorëzon padi ndaj Qeverisë në detyrë

03/11/2025 - 09:14

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kryeziu: Aktgjykimi i Kushtetueses mund të kryejë punë, Kryesuesi ta thërrasë seancën sa më parë

    Familja distancohet nga Kadri Kryeziu për deklaratën e tij për Islamin

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë, reagon Faton Peci

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • LDK e PDK bëhen bashkë në Prizren, kundër Abrashit të VV-së

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Zyrtare: Nënshkruhet koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Dreka e lamtumirës për ish-kryeministrin Nano: Majko, Ruçi e Balla në një tryezë me djalin e Rugovës dhe Çitakun e Halitin

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë