Kuvendi Komunal i Ferizajit ka marrë sot vendim për shfuqizimin e Planit Zhvillimor Komunal, gjë që ka nxitur reagimin e organizatës AVONET, raporton Gazeta Online Veriu.info.
AVONET ka thënë se me vendimet e gjykatave është vërtetuar se ky dokument ka qenë i kundërligjshëm, dhe vë në pah faktin se nga komuna e Ferizajit janë lëshuar me qindra leje ndërtimore.
Kjo organizatë ka shprehur shqetësimin për heshtjen dhe mosveprimin e Prokurorisë edhe pasi ka qenë e informuar për shkeljet serioze që në fazat e hershme të zbatimit PZHK-së.
“AVONET shpreh shqetësim të thellë në faktin se nga viti 2017, Komuna e Ferizajt ka deklaruar se Planet Rregulluese Urbane janë shfuqizuar, rrjedhimisht ajo nuk mund të jep leje ndërtimore duke u bazuar në ato, por në anën tjetër nga interepretimi i MMPHI-së i datës 08.06.2018, i cili mbështetet në normën e nenit 26, paragrafit 7 të Ligjit për Planifikim Hapësinor, 𝘁𝗵𝘂𝗵𝗲𝘁 𝘀𝗲 𝗱𝗼𝗸𝘂𝗺𝗲𝗻𝘁𝗲𝘁 𝗲𝗸𝘇𝗶𝘀𝘁𝘂𝗲𝘀𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗹𝗮𝗻𝗶𝗳𝗶𝗸𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗵𝗮𝗽𝗲̈𝘀𝗶𝗻𝗼𝗿 (𝗣𝗥𝗥𝗨-𝘁𝗲̈), 𝘁𝗲̈ 𝗰𝗶𝗹𝗮𝘁 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗺𝗶𝗿𝗮𝘁𝘂𝗮𝗿𝗮 𝗺𝗯𝗲𝘁𝗲𝗻 𝗻𝗲̈ 𝗳𝘂𝗾𝗶 𝗱𝗲𝗿𝗶 𝘀𝗮 𝘁𝗲̈ 𝗵𝗮𝗿𝗺𝗼𝗻𝗶𝘇𝗼𝗵𝗲𝗻 𝗺𝗲 𝗱𝗶𝘀𝗽𝗼𝘇𝗶𝘁𝗮𝘁 𝗲 𝗹𝗶𝗴𝗷𝗶𝘁 𝗽𝗼𝘇𝗶𝘁𝗶𝘃 𝗽𝗲̈𝗿 𝗽𝗹𝗮𝗻𝗶𝗳𝗶𝗸𝗶𝗺 𝗵𝗮𝗽𝗲̈𝘀𝗶𝗻𝗼𝗿. Gjithashtu, vendimet e gjykatave, konkretisht vendimi A.nr.1497/2020, konstaton se PRRU-të kanë qenë dhe mbeten në fuqi edhe në këto momente kur ne po japim këtë deklaratë, dhe se miratimi i PZHK-së në vitin 2017 nuk ka shfuqizuar planet rregulluese urbane – PRRU, për faktin se PZHK dhe PRRU-të nuk i përkasin një kategorie të njejtë ligjore, pra ato janë kategori të ndryshme ligjore, dhe se aprovimi i PZHK-së nuk ka abroguar apo deroguar Planet Rregulluese Urbane. Në këtë drejtim, AVONET konsideron se të gjitha kushtet ndërtimore të ndërtimit të lartë të bazuara në PZHK dhe lejet e ndërtimore të lëshuara nga viti 2017, 2018, 2019, 2020, 2021, 2022, 2023, 2024 dhe 2025 janë të kundërligjshme.” – thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë nga AVONET:
𝐃𝐄𝐊𝐋𝐀𝐑𝐀𝐓𝐄̈ 𝐏𝐄̈𝐑 𝐌𝐄𝐃𝐈𝐀
𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐥 𝐢 𝐅𝐞𝐫𝐢𝐳𝐚𝐣𝐭 𝐬𝐡𝐟𝐮𝐪𝐢𝐳𝐨𝐧 𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢𝐧 𝐙𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐨𝐫 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐥, 𝐦𝐛𝐢 𝐛𝐚𝐳𝐞̈𝐧 𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐜𝐢𝐥𝐢𝐭 𝐮 𝐥𝐞̈𝐬𝐡𝐮𝐚𝐧 𝐪𝐢𝐧𝐝𝐫𝐚 𝐥𝐞𝐣𝐞 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐢𝐦𝐨𝐫𝐞
𝐇𝐞𝐬𝐡𝐭𝐣𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐨𝐬𝐯𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐏𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐓𝐡𝐞𝐦𝐞𝐥𝐨𝐫𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐅𝐞𝐫𝐢𝐳𝐚𝐣 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐝𝐞̈𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐢𝐩𝐚𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐅𝐞𝐫𝐢𝐳𝐚𝐣𝐭
AVONET, njofton qytetarët se sot më datë 30.04.2025 Kuvendit Komunal i Ferizajt, ka vendosur për shfuqizimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Ky vendim, i propozuar nga Kryetari i Komunës z. Agim Aliu dhe i mbështetur nga Kuvendi, vjen si rrjedhojë e vendimeve të formës së prerë të nxjerrura nga gjykatat e rregullta, të cilat kanë konstatuar se PZHK-ja ka qenë dokument i kundërligjshëm dhe se Planet Rregulluese Urbane kanë qenë dhe janë në fuqi.
Ky vendim i Kuvendit Komunal të Ferizajt, vë në pah faktin se për një periudhë të gjatë, në Komunën e Ferizajt janë lëshuar qindra leje ndërtimore mbi një bazë të paligjshme. Kjo përbën një shkelje serioze të rendit juridik dhe të së drejtës qytetare për një zhvillim të qëndrueshëm urban, dhe ka krijuar dhe po krijon pasoja të mëdha për pronarët, ndërtuesit dhe të gjithë qytetarët e Ferizajt.
AVONET është shumë e shqetësuar nga heshtja dhe mosveprimi i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, e cila ka qenë e informuar për këto shkelje që në fazat e hershme të zbatimit të PZHK-së, gjë e cila përbën një dështim të rëndë institucional dhe një mungesë serioze të përgjegjësisë publike. Kjo heshtje ka lejuar ndërtimin e objekteve në kundërshtim me ligjin, duke sjellë pasoja të pariparueshme për strukturën urbane, mjedisin, sigurinë dhe të ardhmen e qytetit.
AVONET shpreh shqetësim të thellë në faktin se nga viti 2017, Komuna e Ferizajt ka deklaruar se Planet Rregulluese Urbane janë shfuqizuar, rrjedhimisht ajo nuk mund të jep leje ndërtimore duke u bazuar në ato, por në anën tjetër nga interepretimi i MMPHI-së i datës 08.06.2018, i cili mbështetet në normën e nenit 26, paragrafit 7 të Ligjit për Planifikim Hapësinor, 𝘁𝗵𝘂𝗵𝗲𝘁 𝘀𝗲 𝗱𝗼𝗸𝘂𝗺𝗲𝗻𝘁𝗲𝘁 𝗲𝗸𝘇𝗶𝘀𝘁𝘂𝗲𝘀𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗹𝗮𝗻𝗶𝗳𝗶𝗸𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗵𝗮𝗽𝗲̈𝘀𝗶𝗻𝗼𝗿 (𝗣𝗥𝗥𝗨-𝘁𝗲̈), 𝘁𝗲̈ 𝗰𝗶𝗹𝗮𝘁 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗺𝗶𝗿𝗮𝘁𝘂𝗮𝗿𝗮 𝗺𝗯𝗲𝘁𝗲𝗻 𝗻𝗲̈ 𝗳𝘂𝗾𝗶 𝗱𝗲𝗿𝗶 𝘀𝗮 𝘁𝗲̈ 𝗵𝗮𝗿𝗺𝗼𝗻𝗶𝘇𝗼𝗵𝗲𝗻 𝗺𝗲 𝗱𝗶𝘀𝗽𝗼𝘇𝗶𝘁𝗮𝘁 𝗲 𝗹𝗶𝗴𝗷𝗶𝘁 𝗽𝗼𝘇𝗶𝘁𝗶𝘃 𝗽𝗲̈𝗿 𝗽𝗹𝗮𝗻𝗶𝗳𝗶𝗸𝗶𝗺 𝗵𝗮𝗽𝗲̈𝘀𝗶𝗻𝗼𝗿. Gjithashtu, vendimet e gjykatave, konkretisht vendimi A.nr.1497/2020, konstaton se PRRU-të kanë qenë dhe mbeten në fuqi edhe në këto momente kur ne po japim këtë deklaratë, dhe se miratimi i PZHK-së në vitin 2017 nuk ka shfuqizuar planet rregulluese urbane – PRRU, për faktin se PZHK dhe PRRU-të nuk i përkasin një kategorie të njejtë ligjore, pra ato janë kategori të ndryshme ligjore, dhe se aprovimi i PZHK-së nuk ka abroguar apo deroguar Planet Rregulluese Urbane. Në këtë drejtim, AVONET konsideron se të gjitha kushtet ndërtimore të ndërtimit të lartë të bazuara në PZHK dhe lejet e ndërtimore të lëshuara nga viti 2017, 2018, 2019, 2020, 2021, 2022, 2023, 2024 dhe 2025 janë të kundërligjshme.
AVONET do të e trajtoj këtë çështje deri në fund dhe do të angazhohet fuqishëm për ruajtjen e ligjshmërisë, transparencës dhe interesit publik në proceset zhvillimore të Ferizajt.