Komuna e Leposaviqit, e udhëhequr nga Lulzim Hetemi, e ka marrë administrimin e objektit sportiv në këtë komunë.
Veton Elshani, zëvendëskomandant i policisë për rajonin e veriut, ka konfirmuar për Klankosova.tv, se kanë asistuar në aksion.
Ndërkaq, sipas raportimeve të Kossev nga ky objekt janë hequr flamujt e Serbisë.
Kësisoj, ata janë zëvendësuar me flamuj të Republikës së Kosovës.