Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka bërë të ditur se ka marrë konfirmim se komuna e tij është përfituese grantit prej 1,041,380.61 euro në garën e performancës, raporton VeriuInfo.
Ai ka thënë se kjo është një arritje e jashtëzakonshme dhe një dëshmi e qartë e menaxhimit të mirë.
Postimi i Imri Ahmeti:
Dhe një tjetër lajm i mirë për qytetarët e Lipjanit!
Me shumë kënaqësi ju njoftoj se sot kemi marrë konfirmimin që komuna jonë është përfituese në garën e performancës. Përfitimi i grantit prej 1,041,380.61 euro është një arritje e jashtëzakonshme dhe një dëshmi e qartë e menaxhimit të mirë ✅, transparencës 🔍 dhe llogaridhënies që po zbatojmë në komunën tonë.
Falënderimet më të sinqerta shkojnë për grupin e donatorëve: Bashkimin Evropian 🇪🇺, Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim🇨🇭, Ambasadën e Suedisë 🇸🇪, si dhe për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për mbështetjen e tyre të vazhdueshme. 🤝
Një falënderim i veçantë dhe i merituar shkon për shërbyesit civilë dhe grupin punues për performancë, të cilët, me përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre, kanë qenë pjesë kyçe e këtij suksesi. 👏
Urime të gjithëve! Ky është një tjetër shembull se, kur punojmë së bashku 🤝 dhe me përkushtim, arrijmë të sjellim ndryshime pozitive për qytetarët e komunës sonë.
Për Lipjanin tonë!