Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komuna e Mitrovicës së Veriut kërkon “lirimin” e objektit të saj

22/08/2023 - 16:43
në Kryesore, Lajme
A A
Komuna e Mitrovicës së Veriut kërkon “lirimin” e objektit të saj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Autoritetet lokale në Mitrovicë të Veriut thanë se kanë kërkuar “lirimin” e një objekti komunal, që gjendet në Lagjen e Boshnjakëve e që aktualisht shfrytëzohet nga institucionet e Serbisë.

Si shkak për këtë vendim përmenden disa “disa punime të parashikuara që komuna do t’i kryejë në objekte të caktuara komunale”.

“Ne, si Komunë e Mitrovicës së Veriut, kemi shprehur gatishmërinë që çdo institucioni që ofron shërbime në interes të qytetarëve të Kosovës, t’i ofrojmë mbështetje dhe hapësirë pune”, thuhet në deklaratën që komuna i dha Radios Evropa e Lirë.

Paraprakisht, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar – tha se udhëheqja lokale në Mitrovicën e Veriut ka marrë vendim që për tri ditë t’i “largojë” punonjësit e institucioneve serbe nga ndërtesa në Lagjen e Boshnjakëve.

Sipas Listës Serbe, në këtë objekt janë të vendosura katër institucione, të cilat financohen me mjete të Qeverisë së Serbisë: Zyra për Kosovën, Drejtoria e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës dhe Qendra për Punë Sociale nga Vushtrria.

Shumica e institucioneve të Serbisë që funksionojnë në Kosovë drejtohen nga zyrtarë të Listës Serbe.

Për shembull, drejtor i Fondit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor në Mitrovicën e Veriut është Millan Radojeviq.

Ai, më herët, ka qenë kryetar i Mitrovicës së Veriut [komunës së Kosovës], por edhe zëvendësministër i Punëve të Brendshme të Kosovës.

Kryetar i Qarkut Administrativ të Mitrovicës së Kosovës është Vuçina Jankoviq, po ashtu nga Lista Serbe. Ai, më herët, ka qenë kryetar i Komunës së Zveçanit – sipas sistemit të Kosovës.

Në një komunikatë dërguar mediave, Lista Serbe tha se “kryetarët jolegjitimë” – siç u referohet ajo kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri – kanë shkuar “një hap më tej” dhe “duan të na i marrin edhe hapësirat”.

Në anën tjetër, nga komuna e Mitrovicës së Veriut thanë se zyrtarët e tyre i ka pritur nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, i cili u ka thënë se “nuk ka asnjë dokument për objektin” dhe se “nuk e di se në pronësinë e kujt është”.

Në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kryetarët shqiptarë kanë marrë pushtetin në fund të majit, ndërsa në ndërtesat komunale kanë hyrë me ndihmën e policisë.

Ata i ka kundërshtuar ashpër popullata lokale serbe, e cila i ka bojkotuar zgjedhjet e prillit, nga të cilat kanë dalë ata kryetarë.

Banorët lokalë ka gati tre muaj që protestojnë para objekteve komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, duke kërkuar nga Policia e Kosovës që të tërhiqet dhe nga kryetarët shqiptarë që të mos dalin në punë.

Në këto tri komuna, deri në fund të majit, kanë funksionuar edhe komunat sipas sistemit serb.

Vetëm në Mitrovicën e Veriut ekziston një ndërtesë e veçantë komunale që funksionon nën sistemin e Kosovës dhe atje nuk ka pasur protesta./REL/

JU REKOMANDOJMË

Geci: E kam incizimin ku Faik Imeri thotë se përkthente për Milaim Zekën
Kryesore

Geci: E kam incizimin ku Faik Imeri thotë se përkthente për Milaim Zekën

28/05/2025 - 22:56
Alarmon Ibrahimi: Qeveria po e shtyn ekonominë drejt kolapsit
Lajme

Alarmon Ibrahimi: Qeveria po e shtyn ekonominë drejt kolapsit

28/05/2025 - 22:29
FSK thellon bashkëpunimin me Shqipërinë në fushën e kërkimeve ushtarake
Lajme

FSK thellon bashkëpunimin me Shqipërinë në fushën e kërkimeve ushtarake

28/05/2025 - 22:25
Nushi: Koncentrohu kryeministër, për 4 vjet the se e ke largu ndikimin serb, sot thu se Serbia ka ndiku në zgjedhje
Lajme

Nushi në humor të mirë: Këta të VV-së që dinë anglisht nuk dinë me vjedh, çfarti, këta veç me zhvillu vendin dinë

28/05/2025 - 22:02
Konjufca dënon sulmin fizik ndaj kryetarit të Pejës: Dhuna s’ka qenë zgjidhja kurrë, autorët të marrin dënimin meritor
Lajme

“Glauk Konjufca për Ministri të Punëve të Jashtme, jo për Prishtinën”

28/05/2025 - 21:50
“Të dy jeni palaço”, Mehmetaj i reagon Kurtit e Sveçles: Nuk e përmend NjSI-në, veç pse kanë kërku kushte më të mira
Lajme

Dëshmitari kundër UÇK-së në Speciale tha se i kanë bërë “magji të zezë”, Mehmetaj: Veç ndalnu pak dhe mendoni

28/05/2025 - 21:45

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ministria e Shëndetësisë për Veriu.info: Në Spitalin Amerikan 2 u hasën tre mjekë të huaj pa licencë pune, u ndalohet ushtrimi i veprimtarisë

    Ministria e Shëndetësisë për Veriu.info: Në Spitalin Amerikan 2 u hasën tre mjekë të huaj pa licencë pune, u ndalohet ushtrimi i veprimtarisë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Shala: Liburn Aliu nuk është më pjesë e Vetëvendosjes

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Sulmet pas intervistimit të Pecit, reagon Shoqata e Prokurorëve: Po rrezikohet drejtësia

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Geci: E kam incizimin ku Faik Imeri thotë se përkthente për Milaim Zekën

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ministri i dorëhequr Krasniqi i bën një nder të fundit këshilltarit të tij

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë