Komuna e Mitrovicës së Veriut ka nënshkruar partneritet të ri ndërkombëtar me komunën Wylie nga shteti i Teksasut në SHBA, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Sipas njoftimit të kryetarit Erden Atiq, ky bashkëpunim synon hapjen e mundësive të reja për projekte të përbashkëta, shkëmbim përvojash dhe nisma që do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik e shoqëror të komunës.
“Sipas vendimit, kryetari i komunës dhe administrata komunale do të jenë përgjegjës për zbatimin e aktiviteteve të dakorduara në kuadër të kësaj marrëveshjeje.” – thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:
Mitrovica Veriore nënshkruan partneritet të ri ndërkombëtar!
Sot, Komuna e Mitrovicës Veriore ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Komunën Wylie nga shteti i Teksasit në SHBA. Kjo marrëveshje shënon fillimin e një partneriteti të rëndësishëm institucional, miqësor dhe zhvillimor mes dy komunave.
🤝 Ky bashkëpunim synon hapjen e mundësive të reja për projekte të përbashkëta, shkëmbim përvojash dhe nisma që do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik e shoqëror të komunës sonë.
📄 Sipas vendimit, kryetari i komunës dhe administrata komunale do të jenë përgjegjës për zbatimin e aktiviteteve të dakorduara në kuadër të kësaj marrëveshjeje.
Vazhdojmë të ndërtojmë ura të forta bashkëpunimi për të ardhmen e Mitrovicës së Veriut!













