Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komuna e Prishtinës akuzohet për favorizim, tenderi iu dha kompanive që përdorën emrin e një inxhinieri pa lejen e tij

03/09/2025 - 15:24
në Kryesore, Lajme
A A
Komuna e Prishtinës akuzohet për favorizim, tenderi iu dha kompanive që përdorën emrin e një inxhinieri pa lejen e tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Prishtinës dyshohet se i ka dhënë tender një grupi operatorësh ekonomikë, të cilët për të dalë fitues kanë përdorur emrin e një inxhinieri pa lejen e tij. Në Gjykatën e Tenderëve janë dorëzuar ankesa ndaj Komunës për favorizim të kompanive që u shpallën fituese. Insajderi sjell detajet.

Komuna që udhëhiqet nga Përparim Rama, ka njoftuar në e-prokurim se ka rekomanduar një grup të operatorëve ekonomik për tenderin “Ndërtimi i sistemit të ujitjes në hapësira gjelbëruese dhe hapja e puseve”.

Vlera e parashikuar e kësaj kontrate është 700 mijë euro, dhe kompanitë që fituan tenderin janë: Kom Group Shpk, Fidani L Shpk & Company Murseli.

Pas këtij vendimi, një konsorcium prej disa kompanive ka paraqitur ankesë në Komunën e Prishtinës për rishqyrtim, por kërkesa iu hodh poshtë.

Dyshimet për përdorim të paautorizuar të emrit dhe dokumenteve të një inxhinieri

Pas refuzimit nga Komuna, kompanitë ankese iu drejtuan Gjykatës së Tenderëve, duke pretenduar se janë diskriminuar, ndërsa operatori fitues është favorizuar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik.

Në ankesë ngritën akuza për përdorim të paautorizuar të emrit dhe dokumenteve të një inxhinieri.

Sipas ankesës së dorëzuar nga konsorciumi operatori ekonomik i shpallur fitues nga Komuna e Prishtinës ka dorëzuar dokumente që lidhen me gjeologun Eflorim Hajra, pa dijeninë dhe aprovimin e tij.

Vetë inxhinieri Eflorim Hajra, përmes një deklarate, ka mohuar kategorikisht se ka dhënë pëlqim për të qenë pjesë e ofertës së grupit fitues.

Përkundrazi, në dokumentin që ka siguruar Insajderi, ai ka konfirmuar gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me konsorciumin ankues, siç edhe ka bërë në projekte të mëhershme.

Konsorciumi ka ngritur gjithashtu dyshime për marrëveshje të paraqitura nga kompania fituese, të cilat mbajnë data të vitit 2024. Sipas tyre, këto data janë të pasakta dhe vënë në dyshim seriozitetin e ofertës

“Ne dokumentacionin e dorëzuar prej GOE te shpallur fitues ne kete projekt janë paraqitur dy marrëveshje bashkëpunimi me kompanitë PPZ Labinoti dhe NNP SIGMA, të cilat mbajnë datën e vitit 2024 (marreveshjet ne attach). Këto data janë qartësisht të pasakta dhe përbëjnë një element të rëndësishëm që vë në pikëpyetje vlefshmërinë dhe seriozitetin e ofertës së paraqitur”, thuhet në ankesë.

Në fund është kërkuar edhe anulimi i vendimit dhe rivlerësim të tenderit, duke theksuar se fituesi është favorizuar në kundërshtim me parimet e barazisë, transparencës dhe konkurrencës së ndershme.

“Me eliminimin tonë nga ky aktivitet i prokurimit dhe me shpalljen fitues te GOE, AK e ka favorizuar GOE të rekomanduar për kontrate ndërsa na ka diskriminuar dhe na ka dëmtuar neve si OE me çmim më lirë pas ofertes se tyre dhe me dokumente në rregull”, thuhet aty.

Gazeta Insajderi ka provuar të marrë sqarime lidhur më këto pretendime nga Komuna e Prishtinës dhe nga konsorciumi por që të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

JU REKOMANDOJMË

Abdixhiku nga Mitrovica: Lidhja Demokratike e Kosovës nuk premton zhurmë, premton përgjegjësi
Lajme

Abdixhiku nga Mitrovica: Lidhja Demokratike e Kosovës nuk premton zhurmë, premton përgjegjësi

23/12/2025 - 18:31
Bedri Hamza: Do ta heq TVSH-në për energjinë, fatura më të ulëta të rrymës
Lajme

Bedri Hamza: Do ta heq TVSH-në për energjinë, fatura më të ulëta të rrymës

23/12/2025 - 18:24
Rama: Gratë vushtrriase janë të angazhuara maksimalisht për ta jetësuar vizionin e Bedri Hamzës
Lajme

Rama: Gratë vushtrriase janë të angazhuara maksimalisht për ta jetësuar vizionin e Bedri Hamzës

23/12/2025 - 18:16
105-shi i VV-Guxo, Tafil Peci: Rindërtimi i xhamisë së Ibrit fillon në muajin maj (VIDEO)
Lajme

105-shi i VV-Guxo, Tafil Peci: Rindërtimi i xhamisë së Ibrit fillon në muajin maj (VIDEO)

23/12/2025 - 17:55
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Thaçit dhe Veselit
Kryesore

Specialja mori këtë vendim për Kadri Veselin

23/12/2025 - 17:35
Zgjedhjet e 28 dhjetorit: Aleatët presin formim të shpejt të institucioneve, kompromisi do të jetë esencial
Lajme

Zgjedhjet e 28 dhjetorit: Aleatët presin formim të shpejt të institucioneve, kompromisi do të jetë esencial

23/12/2025 - 17:33

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Kullat Trinjake” të Troy Residence – Kryevepra e qytetit buzë lumit Ibër në prag të përfundimit, Mitrovicës po i jepin pamje të metropolit

    “Kullat Trinjake” të Troy Residence – Kryevepra e qytetit buzë lumit Ibër në prag të përfundimit, Mitrovicës po i jepin pamje të metropolit

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Specialja mori këtë vendim për Kadri Veselin

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Bastisje në Suedi e Kosovë, një i arrestuar për drogë e pastrim parash, u sekuestruan prona, para…

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Mërgimtari nga Gjermania gjen shtëpinë e thyer në Kosovë, iu vodhën edhe lugët e kuzhinës

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë