Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komuna e Vushtrrisë shpall fitues të tenderit për Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal kompaninë me ofertën me të lartë

28/06/2024 - 14:37
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Komuna e Vushtrrisë shpall fitues të tenderit për Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal kompaninë me ofertën me të lartë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Vushtrrisë kishte shpallur tender me titull “Hartimi i Planit Zhvillimor Komunal (PZhK)” në muajin mars, ku afati i fundit për dorëzimin e ofertave ishte data 15 prill 2024, raporton Veriu.info.

Në këtë tender kanë aplikuar tri kompani “Instituti i Shkencës dhe i Teknologiisë INSI SH.P.K.”, Grup i Operatorëve Ekonomik “GIS Data Project Sh.P.K.; Viante Konstruksion” dhe grupi i operatorëve ekonomik “Plan-A Consulting Sh.P.K.; ProArchitecture Sh.P.K.; Kolegji Ndërkombëtar për Biznes dhe Teknologji – UBT”.

Veriu.info ka hulumtimit të kësaj dosje të tenderit, ka gjetur se komuna e Vushtrrisë e ka shpallur fitues kompaninë me çmimin më të lartë, përderisa që të dy kompanitë tjera kanë ofertuar me çmim më të lire.

Operatori Ekonomik i shpallur fitues është INSI SH.P.K., kompani e cila ka ofertuar me 99 mijë e 800 euro, apo vetëm 200 euro nën çmimin e parashikuar.

Oferta më e lirë në këtë tender ishte e grupit të operatorëve ekonomik “Plan-A Consulting Sh.P.K.; ProArchitecture Sh.P.K.; Kolegji Ndërkombëtar për Biznes dhe Teknologji – UBT”, të cilët kanë ofertuar me 77 mijë e 586 euro.

Ndërkaq, Grup i Operatorëve Ekonomik “GIS Data Project Sh.P.K.; Viante Konstruksion”, kishte ofertuar me 90 mijë euro.

Ndryshe, vlera e parashnikuar ke kësaj kontrate nga komuna e Vushtrrisë, sipas tenderit të shpallur, është 100 mijë euro. Zakonisht operatorët ekonomik mundohen të ofertojnë me çmime sa më të lira, përderisa në këtë rast fituesi i këtij tenderi ka shkuar gati në maksimum të ofertimit. Se si e ka pasur një siguri të tillë të ofertimit me çmim vetëm 200 euro më të ulët se sa vlera e parashikuar, kjo nuk dihet./Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Limaj: Kthimi i Jakup Krasniqit në Hagë, i dhimbshëm për çdo patriot shqiptar dhe turpërues për shtetin e Kosovës

Limaj: Kthimi i Jakup Krasniqit në Hagë, i dhimbshëm për çdo patriot shqiptar dhe turpërues për shtetin e Kosovës
18/11/2026 - 21:13

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka cilësuar të rëndë dhe të dhimbshëm largimin e Jakup Krasniqit nga shtëpia e tij në Prishtinë, për t’u kthyer sërish...

Më shumëDetails

Kush është polici që e shoqëroi sot Jakup Krasniqin? I njëjti ishte edhe me Thaçin vitin e kaluar

Kush është polici që e shoqëroi sot Jakup Krasniqin? I njëjti ishte edhe me Thaçin vitin e kaluar
18/11/2026 - 20:56

Jakup Krasniqi ka qenë sot në Kosovë, nën përcjelljeve e shumë njësiteve të Gjykatës Speciale. Vizita e Krasniqit ishte për shkak se gruaja e tij po përballet me...

Më shumëDetails

“Do të lëvizim çdo gur që të ktheheni sa më shpejt”, Çitaku pas vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë

“Do të lëvizim çdo gur që të ktheheni sa më shpejt”, Çitaku pas vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë
18/11/2026 - 20:38

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë, duke shprehur mbështetjen për të dhe...

Më shumëDetails

Zbulohet sa ditë do të qëndrojë në Kosovë Jakup Krasniqi

Zbulohet sa ditë do të qëndrojë në Kosovë Jakup Krasniqi
18/11/2026 - 20:05

Jakup Krasniqi do të qëndrojë në Kosovë për katër ditë. Kështu së paku është informuar Policia e Kosovës. Kjo informatë është siguruar jozyrtarisht nga gazetarja e Klan Kosova,brenda...

Më shumëDetails

Muhaxheri flet pas intervistimit për rastin e Arlinda Zekajt, tregon a do të japë dorëheqje!

Muhaxheri flet pas intervistimit për rastin e Arlinda Zekajt, tregon a do të japë dorëheqje!
18/11/2026 - 19:55

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri pas raportimit në Komisionin Hetimor për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, ka folur lidhur me kërkesat për dorëheqjen e tij,...

Më shumëDetails

“Jo, nuk është fotografi e pasluftës”, Hykmete Bajrami ndan pamje nga Fakulteti Ekonomik pa rrymë

“Jo, nuk është fotografi e pasluftës”, Hykmete Bajrami ndan pamje nga Fakulteti Ekonomik pa rrymë
18/11/2026 - 19:26

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka publikuar fotografi nga Fakulteti Ekonomik, ku thotë se sonte është ndërprerë energjia elektrike, derisa jo ishte duke mbajtur provim...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Familjarët vetëm për dasma? Arjeta Fejza rehaton kunatën në ATK!

    Familjarët vetëm për dasma? Arjeta Fejza rehaton kunatën në ATK!

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Ky është i arrestuari që dyshohet se kreu vrasjen në qendrën tregtare “Ben Center” në Suharekë

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “Ndodhi në prani të gruas dhe vajzës së mitur të viktimës”: Prokuroria del me detaje për vrasjen në Suharekë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “I zuri gjumi në vendin e punës”, Trepça largon nga puna katër punëtorë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • I dyshuari për vrasjen në Suharekë ishte dënuar me 19 vjet burg në Zvicër për vrasjen e bashkëshortes, duke u thirrur në “Kanun”

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë