GAP ka publikuar “Indeksin e Transparencës Buxhetore të Komunave 2023”, ku komuna e Vushtrrisë ka marrë poentim maksimal me 100% të vlerësimit, raporton Veriu.info.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se zotimin e tij për qeverisje transparente po e konfirmon çdo institucion e organizatë që e monitoron punën e tij.
Postimi i Ferit Idrizi:
🏆VUSHTRRIA KAMPION NË TRANSPARENCË BUXHETORE🥇
Komuna e Vushtrrisë është vlerësuar 100% transparente në publikimin e dokumenteve buxhetore nga Instituti GAP, në raportin vjetor “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2023”.🥇
Jemi zotuar për qeverisje transparente, e këtë po e konfirmon çdo institucion e organizatë që po e monitoron punën tonë!✅
Në vitin 2021 e kemi gjetur Komunë e Vushtrrisë në vend të 17 e me 62 pikë, për ta ngritur në vitin 2022 në vend të 9 me 93.5 pikë, ndërsa tani e kemi bërë komunë kampion me 100 pikë në transparencë buxhetore.📈
Transparencë e plotë për qytetarët, ky është zotimi ynë!🤝