Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pas publikimit të disa komunikeve nga gazeta Nacionale ndërmjet Dejona Mihalit – formalisht Koordinatore e Komiteteve në Vetëvendosje – dhe ish-Kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ku ky i fundit thotë se është “pak a shumë e vërtetë” që Martin Berishaj, ambasadori kosovar në Kroaci, ka marrë miliona euro nga GEN-i i Beogradit.
“Ku jeni oj ndermarrje e perbashket kriminale? E kam thane disa here se kurre qeveri ma te korruptuar nuk ka pase Kosova”, ka shkruar Kajtazi në reagim.