Veriu.info sot ka raportuar ekskluzivisht për arrestimin e një doktori në Vushtrri nën dyshimin për marrje ryshfeti.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se në koordinim me Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve disa mujore dhe pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, ka arrestuar një (1) mjek në Vushtrri me iniciale A.V., me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
Krimet Ekonomike arrestojnë në Vushtrri doktorin për marrje ryshfeti
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve disa mujore dhe pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, ka arrestuar një (1) mjek në Vushtrri me iniciale A.V., me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
I njëjti akuzohet se në këmbim të mjeteve monetare ka lëshuar vërtetime të ndryshme mjekësore për qytetarët.
Me vendim të prokurorit personit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.












