Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kongresi Amerikan i jepmbështetje të jashtëzakonshme Presidentes Osmani

13/02/2026 - 14:44
në Kryesore, Lajme
A A
Kongresi Amerikan i jepmbështetje të jashtëzakonshme Presidentes Osmani
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë mbështetje të fuqishme nga ana e Kryetarit të Nënkomitetit për Evropën në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kongresisti republikan Keith Self.

“Dua të nënvizoj besimin jashtëzakonisht të fortë dhe bipartizan të Kongresit të Shteteve të Bashkuara në udhëheqjen tuaj si Presidente e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kongresisti Self në letrën mbështetëse.

Duke theksuar momentin vendimtar nëpër të cilin po kalon Kosova, ai ka dhënë mbështetje të plotë për vazhdimësinë e këtij vizioni të Presidentes duke potencuar se “vizioni dhe përkushtimi juaj i palëkundur ndaj vlerave demokratike ofrojnë stabilitet, vazhdimësi dhe drejtim të qartë strategjik në një moment vendimtar për Kosovën dhe rajonin”.

Në këtë mesazh të nivelit të lartë, rikonfirmohet qartë se nën udhëheqjen e Presidentes Osmani, institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të mbrojnë normat demokratike, parimet kushtetuese dhe sundimin e ligjit, elemente thelbësore për konsolidimin e shtetit dhe forcimin e partneritetit ndërkombëtar.

Letra po ashtu thekson se Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen për objektivat strategjike dhe ekonomike afatgjata të Kosovës, me theks të veçantë në inkurajimin e anëtarësimit në NATO dhe forcimin e partneritetit euroatlantik si shtylla kyçe për stabilitet të qëndrueshëm dhe prosperitet në Ballkan, objektiva për të cilat Presidentja ka punuar përgjatë gjithë mandatit të saj.

Screenshot

Kjo mbështetje e qartë nga një prej figurave kyçe të politikës së jashtme në Kongresin amerikan përbën një konfirmim të fuqishëm të besimit në lidershipin e Presidentes Osmani dhe në drejtimin euroatlantik të Republikës së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Lladrovci takohet me vëllezërit e Kadri Veselit: S’ka fuqi që e mjegullon arritjen e gjeneratës që çliroi Kosovën

Lladrovci takohet me vëllezërit e Kadri Veselit: S’ka fuqi që e mjegullon arritjen e gjeneratës që çliroi Kosovën
13/02/2026 - 15:35

I pari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është takuar me dy vëllezërit e Kadri Veseli, në kohën kur në Dhomat e Specializuara të Kosovës po paraqiten fjalët...

Më shumëDetails

Anita me postim prekës pas dorëheqjes së Ramushit: Më në fund e fitova burrin tim

Anita me postim prekës pas dorëheqjes së Ramushit: Më në fund e fitova burrin tim
13/02/2026 - 15:18

Lajmi për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë vëmendjen kryesore të opinionit publik. Pas këtij vendimi, ka ardhur edhe reagimi...

Më shumëDetails

Avokatja: 34 muaj gjykim dhe s’ka qoftë edhe një dëshmitar të vetëm që pretendon se Jakup Krasniqi e ka keqtrajtuar apo torturuar

Avokatja: 34 muaj gjykim dhe s’ka qoftë edhe një dëshmitar të vetëm që pretendon se Jakup Krasniqi e ka keqtrajtuar apo torturuar
13/02/2026 - 15:03

Mbrojtja e Jakup Krasniqit, avokatja Venkateswari Alagendra në fjalën e saj hyrëse ka deklaruar se deri më tani prokuroria nuk ka gjetur asnjë fakt për trafikim organesh. Ajo...

Më shumëDetails

Paralajmëron kancelari gjerman: Rendi botëror që e njihnim, nuk ekziston më

Paralajmëron kancelari gjerman: Rendi botëror që e njihnim, nuk ekziston më
13/02/2026 - 14:35

Kancelari gjerman, Merz hapi fjalimin në Konferencën e Sigurisë në Mynih duke thënë se kjo konferencë ka qenë gjithmonë një “sizmiograf” i situatës politike globale, duke kujtuar pjesëmarrjen...

Më shumëDetails

Mbrojtja: Rexhep Selimi nuk ka qenë komandant

Mbrojtja: Rexhep Selimi nuk ka qenë komandant
13/02/2026 - 13:47

Avokati kryesor i Selimit, Geoffrey Roberts, e mori në fund fjalën për të përmbyllur deklaratat e mbrojtjes. Ai tha se trupi gjykues do të arrijë në përfundimin që...

Më shumëDetails

Mimoza Kusari e pranon detyrën nga Rozeta Hajdari: Pas 15 viteve rikthehem në krye të Ministrisë së Tregtisë

Mimoza Kusari e pranon detyrën nga Rozeta Hajdari: Pas 15 viteve rikthehem në krye të Ministrisë së Tregtisë
13/02/2026 - 13:39

Ministrja e re e Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila ka pranuar sot zyrtarisht detyrën nga ish-Ministrja Rozeta Hajdari. Kusari-Lila është zotuar për politika mbështetëse për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari

    Haxhiu me kritika të ashpra për fjalimet e Bedri Hamzës dhe Lumir Abdixhikut në seancën konstituive, ja çka thotë?

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Motori i avionit shpërthen gjatë fluturimit, kaos mes pasagjerëve në bord/Video

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Përplasje fizike live në Opinion, Buzhala godet Albatros Rexhajn

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Konjufca e propozoi për ministër, Kurti e “shkarkoi” për t’ia dhënë postin Dimal Bashës – ku po mbetet Bislimi

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Nuk u përfshi në kabinetin e ri të Kurtit, reagon Besnik Bislimi

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë