Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Konjufca ka lënë takim për nesër me kryetarët e partive

07/04/2025 - 13:05
në Kryesore, Lajme
A A
Konjufca nuk e di nëse është shtrenjtuar rryma: Qeveria po thotë jo, une s’jam ekspert, KEDS-i ta sqarojë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetarët e partive politike janë ftuar të shkojnë nesër në një takim në Kuvend me Glauk Konjufcën për të diskutuar për përgatitjet për seancën konstituive të 15 prillit.

Glauk Konjufca, në cilësinë e kryetarit të Kuvendit, nesër në drekë do t’i presë në takim kryetarët e subjekteve politike.

Të enjten e javës së kaluar, Kuvendi njoftoi për këtë takim, i cili do të mbahet në drekë, një javë para seancës konstituive të Kuvendit.

Një pikë e vetme është në rendin e ditës: “Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës IX të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet më 15 prill, siç ka vendosur presidentja Vjosa Osmani. Po atë ditë, LVV synon ta zgjedhë edhe qeverinë, siç ka deklaruar kryetari i kësaj partie, Albin Kurti.

Duke kërkuar formimin e qeverisë “sa më parë që të jetë e mundur”, presidentja konsideron se deri më 15 prill “ka kohë të mjaftueshme për partitë politike që t’i kryejnë diskutimet e nevojshme”.

Ajo ka uruar që “ai proces të shkojë sa më mirë që është e mundshme dhe që konstituimi të kryhet po me atë datë”.

LVV-ja ka marrë 42.30% të votave dhe do t’i ketë 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit – që nënkupton se asaj do t’i nevojitet një partner nga ana e opozitarëve për të qëndruar më tej në pushtet. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.95% të votave (24 deputetë), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27% (20 deputetë). Koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me Nismën dhe të tjerët ka marrë 7.06% të votave (8 deputetë – 5 AAK, 3 Nisma). Së bashku, opozitarët kanë më shumë mandate (52) sesa partia e parë.

JU REKOMANDOJMË

Operacioni “Epic Fury”, SHBA nis dronë ushtarakë në drejtim Iranit

Operacioni “Epic Fury”, SHBA nis dronë ushtarakë në drejtim Iranit
07/04/2026 - 21:39

Forcat e Shteteve të Bashkuara kanë kryer sulme me dronë njëdrejtimësh ndaj Iranit gjatë natës së kaluar, në kuadër të operacionit të quajtur “Epic Fury”. Sipas Komandës Qendrore...

Më shumëDetails

Osmani thotë se sanksionet ndaj Kosovës ishin të padrejta: Vendi u sulmua nga bandat serbe

Osmani: Kuvendi është i konstituuar plotësisht, shpresoj të kemi sa më parë një qeveri me mandat të plotë
07/04/2026 - 21:32

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë e ftuar në “Pressing” të T7. Ajo është pyetur për sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të cilat i cilësoi të...

Më shumëDetails

Ultimatumi për Ngushticën e Hormuzit rrit sërish çmimin e naftës

Ultimatumi për Ngushticën e Hormuzit rrit sërish çmimin e naftës
07/04/2026 - 20:52

Çmimet e naftës kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke kaluar mbi 117 dollarë për fuçi në tregun amerikan, me një shtim rreth 5%, sipas raportimeve të mediave...

Më shumëDetails

Spahiu: Sami Lushtaku është figura më e fuqishme brenda PDK-së (VIDEO)

Spahiu: Sami Lushtaku është figura më e fuqishme brenda PDK-së (VIDEO)
07/04/2026 - 20:08

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ishte mysafir në Podcast-in “Përballje me Gazin” me autor Gazmend Morina, ku ka folur për aktualitetin politik në Kosovës. Spahiu ka folur edhe për...

Më shumëDetails

Deputeti i LVV-së: Të gatshëm për zgjedhje, nuk lëshojmë pe përballë atyre që nuk duan zgjidhje

Deputeti i LVV-së: Të gatshëm për zgjedhje, nuk lëshojmë pe përballë atyre që nuk duan zgjidhje
07/04/2026 - 19:27

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani ka thënë se kjo parti është e gatshme të shkojë në zgjedhje në çdo kohë.Por, ai ka thënë se nuk do të...

Më shumëDetails

Koalicion LDK-VV? – Zemaj tregon se çka ka të vërtetë në këtë mes

Koalicion LDK-VV? – Zemaj tregon se çka ka të vërtetë në këtë mes
07/04/2026 - 19:23

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se një koalicion me VV shihet me skepticizëm dhe duhet të bazohet në parime dhe mbajtje të fjalës, duke marrë parasysh edhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Thahet fyti”, LVV u sulet kundërshtarëve politikë në Prishtinë, i barazon me strukturat kriminale të Veriut

    Gjykata pritet të lëshojë urdhërarrest për deputetin e VV`së

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Zhvillime dramatike: Irani merr vendim për propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm, ja çka vendosi

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Çështja e Presidentit, ky është qëndrimi i Lutfi Hazirit?

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • BIK njofton se ka ndërruar jetë një imam kosovar

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Policia e Kosovës shpall konkurs për vende pune

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë