Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Konjufca: Kur është puna për UÇK-në, nuk ka parti politike

14/02/2026 - 20:02
në Kryesore, Lajme
A A
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në, nuk ka parti politike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë se kur është puna për UÇK-në, nuk ka parti politike.Ai për marshin e së martës që do të mbahet në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, tha se që ky marsh është i drejtë.

“Përveç kësaj, motoja e atij është shumë qëlluar. Është jo politikë, por drejtësi, duhet për ne, për Kosovën, por të gjithë ata të cilët po përballen me këtë padrejtësi në Dhomat e Specializuara. Pjesëmarrja po duket që do të jetë e madhe e qytetarëve të Kosovës. Ne duhet të tregojmë që jemi unik si popullatë, si qytetarë, kur përballemi me akuza ndaj UÇK-së dhe kur është puna për UÇK-në, nuk ka parti politike”, tha ai në një intervistë për RTK.

Konjufca, bëri me dije se do të jetë në Hagë. “Hera e tretë që do të shkojë prapë në Hagë është procesi përmbyllës. Janë fjalët përmbyllëse të ekipeve të mbrojtjes së zotit Thaçi, Jakup Krasniqi, zotit Selimi dhe zotit Veseli. Ne si shtet mendojmë që kjo ishte një aktakuzë skandaloze sa i përket krerëve të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne kemi qëndrimin e qartë që UÇK-ja është në bazën e lirisë edhe pavarësisë së shtetit tonë. Ajo është vlera më sublime që ka arrit me kriju populli i Kosovës”, tha Konjufca.

Duke shtuar se UÇK-ja ka dalë prej gjirit popullor. “Nuk është e krijuar nga larg. Nuk është e krijume me, me dekrete politike. Është vetë zgjimi popullor për me mbrojt vendin tonë nga gjenocidi serb i sotëm. Kjo është ushtria çlirimtare e Kosovës dhe kush thotë që qëllimi i UÇK-së ishte spastrimi i serbëve apo ishte eliminimi i figurave tjera politike, apo ishte targetimi i pakicave kombëtare apo i gjithë atyre që nuk pajtohen me UÇK-në. Kjo është një huqje shumë e rrezikshme, e cila qëllimin e ka fort të keq, dhe ky qëllim është me vendos re të zeza mbi shtetësinë dhe mbi pavarësinë e Republikës së Kosovës. Prandaj, ne nuk do ta lejojmë këtë. Ne do ta ngrisim zërin kundër këtyre aktakuzave dhe unë jam fort i bindur që për shkak të pastërtisë së luftës që ka ndodhur, e cila ka qenë luftë mbrojtëse, jo luftë kushtuese, jo luftë për me e rrënu popuj tjetër, po për me ngrit popullin tonë drejt lirisë edhe drejt pavarësisë. Pikërisht për shkak të kësaj se ne besojmë në mënyrë paluhatshme, në pastërtinë e luftës sonë dhe unë në besoj fort që në muajin prill këto aktakuza, Gjykata i hedh poshtë, hedh poshtë si paqëndrueshme. Krerët e UÇK-së kthehen në mesin tonë dhe në mesin e familjeve tyre, të cilat atyre i kanë munguar aq gjatë. Dhe fiton Kosova përmes kësaj. Unë mendoj që kur kjo të ndodh, atëherë humbësja më e madhe do të jetë Serbia”, tha ai.

Konjufca, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Ai ka folur për pjesëmarrjen e Kosovës në këtë konferencë, e cila është njëra prej forumeve më të rëndësishme botërore të sigurisë.

“Natyrisht Kosova është pjesëmarrëse e rreptë në konferencën e Mynihut. Kjo është njëra prej forumeve më të rëndësishme botërore të sigurisë, e kur jemi te siguria e të gjithëve, e kanë parasysh që sidomos pas vitit 2022, pas agresionit paprovokuar të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, edhe në aspektin global, politika e jashtme po bëhet gjithnjë e më shumë siguri dhe Kosova natyrisht që duhet të jetë e pranishme. Kryeministri Kurti ishte i pranishëm. Unë mora pjesë edhe ministri Maqedonci për ta prezantuar edhe vizionin dhe qëndrimet tona sa i përket mbrojtjes dhe ushtrisë së Kosovës. Takimet ishin të shumta. Takuam senatorët amerikanë, takuam përfaqësuesit e Turqisë, unë po ashtu edhe të Estonisë edhe të Malit të Zi. Pata rastin të shkëmbej mendime edhe me zotin Schmidt, përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Bosnje, sepse fati i Bosnjës edhe stabiliteti i Bosnjës na intereson edhe e kemi vëmendje edhe aty. Ka ndodhur dhjetëra takime shumë të rëndësishme edhe me kryeministra. Kurti, takoi edhe ministrin e Jashtëm gjerman, mendoj, se ishte një prani e suksesshme e Republikës së Kosovës në këtë konferencë”, tha zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

JU REKOMANDOJMË

14-vjeçarja nga Drenasi me dedikim prekës për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

14-vjeçarja nga Drenasi me dedikim prekës për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14/02/2026 - 20:50

Blearta Shabani ka lansuar projektin e saj më të ri muzikor. 14-vjeçarja nga Drenas ka bërë një dedikim me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës....

Më shumëDetails

Kurti ngre çështjen e sulmit në Banjskë në takim me senatorët amerikanë

Kurti ngre çështjen e sulmit në Banjskë në takim me senatorët amerikanë
14/02/2026 - 20:47

Në margjina të Konferenca e Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chris Murphy, Thom Tillis dhe...

Më shumëDetails

Ambasadori amerikan në NATO: ShBA “nuk po largohet” nga Evropa

Ambasadori amerikan në NATO: ShBA “nuk po largohet” nga Evropa
14/02/2026 - 19:48

Ambasadori i ShBA-së në NATO deklaroi të shtunën se “amerikanët nuk po largohen” nga Evropa apo nga aleanca, duke qetësuar një shqetësim që kishte shkaktuar panik në gjithë...

Më shumëDetails

Rutte: Rusia humbi 65 mijë ushtarë në dy muaj

Rutte: Rusia humbi 65 mijë ushtarë në dy muaj
14/02/2026 - 19:40

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, deklaroi se Rusia ka pësuar humbje të rënda gjatë muajve të fundit, duke theksuar se Moska “nuk po e fiton këtë...

Më shumëDetails

Kirurgjia pa rrymë pas një defekti në trafo elektrike, zëdhënësja: Në pikat vitale janë vendosur gjeneratorët

Kirurgjia pa rrymë pas një defekti në trafo elektrike, zëdhënësja: Në pikat vitale janë vendosur gjeneratorët
14/02/2026 - 19:23

Klinika e Kirurgjisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka mbetur pa furnizim të energjisë elektrike për shkak të një defekti të paraqitur në një trafo prapa...

Më shumëDetails

Dëshmitari i Thaçit, Duncan: Pres me padurim përgjigjen e Prokurorisë në Hagë

Dëshmitari i Thaçit, Duncan: Pres me padurim përgjigjen e Prokurorisë në Hagë
14/02/2026 - 19:06

Ish-ambasadori britanik John Stewart Duncan, i cili ishte dëshmitari i tretë mbrojtës në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi në Hague, ka komentuar këtë javë zhvillimet në Dhomat...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • VIDEO/I plagosuri në Mitrovicë është 44 vjeçari B.S., flasin nga Spitali i Mitrovicës për gjendjen e tij

    VIDEO/I plagosuri në Mitrovicë është 44 vjeçari B.S., flasin nga Spitali i Mitrovicës për gjendjen e tij

    208 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • Labi bën një kërkesë për produksionin pas daljes nga BBVK

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Fundi i spitalit “Sante Plus” në Pejton të Prishtinës: Pas hulumtimit të Veriu.info, turku Bilal Kara merr plaçkat dhe largohet nga objekti ku vepronte ilegalisht

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Suanita tregon arsyen pse u nda nga vëllai i Ramiz Lladrovcit (VIDEO)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Reagimi epik i Oltës kur Labi thotë se ka lexuar Frojdin: Ia fut kot, asnjë libër s’e ke lexuar – gënjeeen!

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë