Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Konjufca nga Haga: Askush nuk mund të shkelë mbi UÇK-në

17/02/2026 - 20:10
në Kryesore, Lajme
A A
Konjufca nga Haga: Askush nuk mund të shkelë mbi UÇK-në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendëskryeministri dhe Kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca, ka arritur në Hagë, ku nesër do të marrë pjesë në seancën gjyqësore ku do të paraqiten fjalët përfundimtare në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka mbajtur sonte edhe një fjalim, në pritjen e Ambasadës së Kosovës në Holandë për nder të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Gjatë fjalimit të tij, Konjufca ka thënë se askush nuk mund të shkelë mbi UÇK’në.

“Nesër do të marrë pjesë po ashtu edhe në procesin e padrejtë gjyqësor që po bëhet kundër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për ta shprehur po ashtu edhe vullnetin tonë edhe qëndrimin tonë se askush nuk mund të shkelë mbi ushtrinë tonë të lavdishme çlirimtare dhe për t’i treguar gjithë botës së bashku se kjo është vlera më sublime që e ka krijuar shtetin tonë, Kosovën dhe që këtë vlerë e cila është në themel të shtetit tonë do ta mbrojë me çdo kusht dhe me çdo çmim”, ka deklaruar Konjufca.

Ai tha se ish-krerët e UÇK’së po gjykohen padrejtësisht.

“Ata familjarë, të afërm të drejtuesve tanë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët padrejtësisht po gjykohen këtu në Hagë, më vjen mirë që jemi sot bashkë këtu edhe po e shënojmë përvjetorin e pavarësisë së shtetit tonë, është një datë që na forcon dhe një datë që na nderon secilin prej nesh, prandaj festofshim gjithmonë bashkë”, ka thënë Konjufca.

Ndryshe, sot në Kosovë është mbajtur marshit në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët po gjykohen në Hagë.

JU REKOMANDOJMË

Në tri raste të ndara, policia në veri gjen armë, municion e granata dore

Në tri raste të ndara, policia në veri gjen armë, municion e granata dore
17/02/2026 - 20:27

Policia e Kosovës ka njoftuar se në tri raste të ndara, në veri të vendit janë gjetur armë, municion, granata dore dhe mjete të tjera ilegale. Në një...

Më shumëDetails

Liria Ka Emër: Mbi 130 mijë qytetarë në marshin “Drejtësi, jo politikë” – marshimi më i madh në historinë e Kosovës së lirë

UÇK-ja i bashkon shqiptarët, sheshet e Prishtinës mbushen me protestues
17/02/2026 - 20:18

“Liria Ka Emër” ka njoftuar se mbi 130 mijë qytetarë kanë marrë pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së që po gjykohen në...

Më shumëDetails

Milanović, Osmanit: Kroacia vazhdon të mbështesë dhe të ndihmojë Kosovën në integrimin ndërkombëtar

Milanović, Osmanit: Kroacia vazhdon të mbështesë dhe të ndihmojë Kosovën në integrimin ndërkombëtar
17/02/2026 - 19:38

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në...

Më shumëDetails

“Kanë dalë jashtë, i ka thanë hajde baca Adem ta tregoj flamurin”, Krasniqi e quan pamje historike takimin mes Thaçit e Demaçit

“Kanë dalë jashtë, i ka thanë hajde baca Adem ta tregoj flamurin”, Krasniqi e quan pamje historike takimin mes Thaçit e Demaçit
17/02/2026 - 19:15

Memli Krasniqi nga PDK-ja, ka qenë i ftuar në “Frontal” të T7. Ai ka rrëfyer një takim që e kishte parë mes Hashim Thaçit dhe Adem Demaçit, një...

Më shumëDetails

Konjufca nga Haga: Historia e Kosovës po targetohet nga interpretime të rreme, por e vërteta do të triumfojë

Konjufca nga Haga: Historia e Kosovës po targetohet nga interpretime të rreme, por e vërteta do të triumfojë
17/02/2026 - 18:53

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka ngritur shqetësimin për tendencat revizioniste ndaj historisë së luftës së Kosovës, para përfaqësive të...

Më shumëDetails

Erdogan uron Kosovën për 18 vjetorin e Pavarësisë, presidentën Osmani e fton në Forumin Diplomatik të Antalyas

Erdogan uron Kosovën për 18 vjetorin e Pavarësisë, presidentën Osmani e fton në Forumin Diplomatik të Antalyas
17/02/2026 - 18:29

Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, ka uruar Kosovën për nder të përvjetorit të pavarësisë. Në letrën dërguar presidentes Vjosa Osmani, Erdogan ka shprehur mbështetjen e Turisë për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Akuzohej se i dha borxh me fajde Afrim Muçiqit në shumën 70 mijë euro, dënohet me 1 mijë e 700 euro gjobë pas rikualifikimit të veprës penale

    Akuzohej se i dha borxh me fajde Afrim Muçiqit në shumën 70 mijë euro, dënohet me 1 mijë e 700 euro gjobë pas rikualifikimit të veprës penale

    226 Shpërndaje
    Shpërndaje 90 Tweet 57
  • “Nuk e di çka të kanë borxh njerëzit e shtëpisë sime”, Buzhala e Rexhaj sqarohen përball njëri-tjetrit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ish Komandanti i Njësisë Speciale, Bekim Shyti sot feston ditëlindjen, ripublikojmë njërin prej aksioneve më suksesshme të tij (Video)

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • Nysret Pllana: Për një natë “shqiptarëzinjtë” i mbledhin miliona franga për një xhami të hamamit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Përmes Ferajt, LVV e godet Osmanin që mori pjesë në marshin për ish-krerët e UÇK-së: U bashkuan kundër veprës së vet

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë