Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Konjufca për Epopenë e Dukagjinit: Atë ditë kumboi fuqishëm thirrja e lirisë

24/03/2025 - 13:50
në Kryesore, Lajme
A A
Konjufca për Epopenë e Dukagjinit: Atë ditë kumboi fuqishëm thirrja e lirisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca ka përkujtuar 27-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit.

Ai shkoi në Gllogjan, në këtë ditë me rëndësi të veçantë për Kosovën.

Konjufca tha se në Gllogjan, 27 vjet më parë, kumboi fuqishëm thirrja e lirisë, që u bë frymëzim për të gjithë popullin shqiptar e në mbarë Kosovën, duke dhënë shembullin e lartësuar të rezistencës me armë në duar, të sakrificës në emër të aspiratën sonë të përbashkët çlirimtare.

“Këtu e 27 vite më parë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të zhvillonte një betejë të lavdishme frontale përballë forcave pushtuese të Serbisë, të cilën e përkujtojmë si Epopeja e Dukagjinit. Forcat e armikut e rrethuan Gllogjanin më 24 mars 1998, duke synuar që ta thyejnë atë vatër të rezistencës frymëzuese. Trimëria, vendosmëria dhe gatishmëria për të luftuar deri në fund i dha mesazhin e qartë Serbinë okupatore se asnjë rrethim nuk do të mund ta shuante përpjekjen për liri. Atë ditë kumboi fuqishëm thirrja e lirisë, që u bë frymëzim për të gjithë popullin shqiptar e në mbarë Kosovën, duke dhënë shembullin e lartësuar të rezistencës me armë në duar, të sakrificës në emër të aspiratën sonë të përbashkët çlirimtare”, ka shkruar kreu i Kuvendit, transmeton Klankosova.tv.

“Duke përkujtuar këtë betejë të shndritshme dhe për të nderuar sakrificën sublime të dëshmorëve Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj, sot bëra homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. Vepra e tyre heroike do të mbetet e paharruar, duke na frymëzuar neve dhe brezat e ardhshëm. Dëshmorët dhe të gjithë të rënët janë ata që i hapën rrugën ngritjes së Republikës sonë dhe ne kurrë nuk duhet të harrojmë se sa shumë u desh të përpiqemi e të japim për të fituar lirinë. Lavdi Himë Haradinajt, Gazmend e Agron Mehmetajt, që me gjakun e tyre e shënuan madhështinë e Epopesë së Dukagjinit, si dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për liri!”.

JU REKOMANDOJMË

Dalja në treg të hapur, KEK thotë se kush s’ka marrëveshje me furnizues të licencuar nga 30 korriku mbetet pa rrymë
Lajme

Dalja në treg të hapur, KEK thotë se kush s’ka marrëveshje me furnizues të licencuar nga 30 korriku mbetet pa rrymë

11/07/2025 - 17:23
Tentativë për t’u koordinuar me njerëzit e Trump? Krejt çka u pa nga vizita e parë e Emisarit të BE’së për dialogun në SHBA
Lajme

Tentativë për t’u koordinuar me njerëzit e Trump? Krejt çka u pa nga vizita e parë e Emisarit të BE’së për dialogun në SHBA

11/07/2025 - 17:19
SBAShK paralajmëron veprime sindikale nga shtatori, nëse nuk i plotësohen kërkesat nga MAShTI
Lajme

SBAShK paralajmëron veprime sindikale nga shtatori, nëse nuk i plotësohen kërkesat nga MAShTI

11/07/2025 - 17:02
Kurti në Sr’ebrenicë me Martin Berishajn, Çitaku: Përpjekje për ta pastruar figurën e një njeriu të përfshirë në skandale të rënda
Lajme

Kurti në Sr’ebrenicë me Martin Berishajn, Çitaku: Përpjekje për ta pastruar figurën e një njeriu të përfshirë në skandale të rënda

11/07/2025 - 16:54
BD: Janë shkarkuar drejtorët e Policisë së Kosovës në Pejë, Suharekë e Klinë
Lajme

BD: Janë shkarkuar drejtorët e Policisë së Kosovës në Pejë, Suharekë e Klinë

11/07/2025 - 16:50
Osmani: Në rrugën euroatlantike të Kosovës, mbështetja e partnerëve është jetike
Kryesore

Osmani: Në rrugën euroatlantike të Kosovës, mbështetja e partnerëve është jetike

11/07/2025 - 16:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Murati i reagon Hotit: Në pandemi si Kryeministër i shpenzove 70 milionë euro- përfituan pronarët e bizneseve

    Murati: Kushtetues edhe ligji për pensionet – i treti radhazi që rrëzon kontestimet e opozitës

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Bilall Kqiku i kërkuari për vr’asje, hidhet nga kati i katërt për t’i ikur Policisë, përfundon në Emergjencë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ngjarje e rëndë në lagjen e Spitalit, dyshohet se një person ka vde’kur

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Kushtetuesja merr vendim: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • E vizitoi të dënuarin me burgim të përjetshëm, reagon Ziza Pajaziti

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë