Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kontradikta e Gërvallës | Pak ditë pasi tha se takimet me mërgatën s’janë fushatë, sulmon opozitën nga Gjermania

09/11/2024 - 17:57
në Kryesore, Lajme
A A
Kontradikta e Gërvallës | Pak ditë pasi tha se takimet me mërgatën s’janë fushatë, sulmon opozitën nga Gjermania
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, në një konferencë për media të mbajtur para pak ditësh u pyet se kush po i paguan organizimin e takimeve me mërgatën dhe nëse të njëjtat janë fushatë, kishte thënë se organizimet në fjalë s’janë fushatë, meqë ende s’ka filluar fushata.

Gërvalla në atë konferencë kishte shtuar se në momentin që do të fillojë fushata, do të ndryshojë edhe gjuha dhe përmbajtja e takimeve.

Megjithatë pa kaluar as edhe një javë, Gërvalla takimin me mërgatën në Gjermani e ka shfrytëzuar për të sulmuar opozitën.

“Por, nuk është përmbajtja e takimeve të Kryeministrit ajo që i shqetëson ata që për vite të tëra degraduan jo vetëm diplomacinë e Kosovës, por edhe përçanë, përbuzën dhe përçmuan mërgatën kudo që shkelën. Është entuziazmi dhe ngrohtësia me të cilën pritet Kryeministri dhe përfaqësuesit e institucioneve të Republikës nga qytetarët e Kosovës në të gjithë botën, ajo që po iu pengon”, ka shkruar Gërvalla.

“Për kaq shumë vite me radhë, mërgatën dhe diasporën e trajtuan me përbuzje, përçmim dhe mungesë të skajshme të respektit. Kur ishin ambasadorë, ministra apo kryeministra, mërgatën më meritore e përjashtonin nga aktivitetet e organizuara me paratë e tatimpaguesve, duke i tkurrur listat në vetëm anëtarë të rrethit familjar të tyre, të miqve personal dhe në partnerë biznesi. Kur vinin për vizita përfaqësues të institucioneve, i dërgonin nëpër restorante dhe ndeja me pikërisht këta. Përveç shopingut, natyrisht”, ka shkruar Gërvalla sot.

JU REKOMANDOJMË

Presidentja Osmani u bën thirrje shqiptarëve të votojnë për Shqipërinë në Eurovizion: Fitore për Zjerm
Kryesore

Presidentja Osmani u bën thirrje shqiptarëve të votojnë për Shqipërinë në Eurovizion: Fitore për Zjerm

17/05/2025 - 21:31
Partneriteti Kosovë-Francë diskutohet mes Osmanit dhe Macronit
Kryesore

Partneriteti Kosovë-Francë diskutohet mes Osmanit dhe Macronit

17/05/2025 - 21:01
Osmani takohet me Erdoganin, e quan “mik të palëkundur” të Kosovës
Kryesore

Osmani takohet me Erdoganin, e quan “mik të palëkundur” të Kosovës

17/05/2025 - 20:41
Ngërçi në Kuvend, Terras: Për të arritur qëllimet afatgjata politike, duhet të bëni kompromise
Kryesore

Ngërçi në Kuvend, Terras: Për të arritur qëllimet afatgjata politike, duhet të bëni kompromise

17/05/2025 - 20:30
Osmani ndan foto familjare dhe falënderon për urimet e ditëlindjes së saj
Kryesore

Osmani ndan foto familjare dhe falënderon për urimet e ditëlindjes së saj

17/05/2025 - 20:10
Macron shpreh mirënjohje për mikpritjen në Tiranë: Vendi juaj e ka vendin e vet në BE, Franca ju mbështet
Kryesore

Macron shpreh mirënjohje për mikpritjen në Tiranë: Vendi juaj e ka vendin e vet në BE, Franca ju mbështet

17/05/2025 - 20:01

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kompanive “DELFIN” dhe “Mediteran – N” iu zbuluan 66 tonë mish peshku të infektuar me krimba, AUV-i i Ministrisë së Pecit mbajti të fshehur skandalin (Dokument)

    Kompanive “DELFIN” dhe “Mediteran – N” iu zbuluan 66 tonë mish peshku të infektuar me krimba, AUV-i i Ministrisë së Pecit mbajti të fshehur skandalin (Dokument)

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Pamje me video: Momenti kur Albulena Haxhiu hyn në sallë dhe nuk përshëndetet me Albin Kurtin

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • AUV i Ministrisë së Faton Pecit mbajti të fshehur emrin “MC FOOD” që solli 21 tonë mish peshku me krimba – kompanisë që trafikoi edhe 400 kg kokainë (Dokument)

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Bllokada në Kuvend, Kraki: Këtë javë do të lëvizë diçka, Kurti po …

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Spahiu arsyetohet për takimin me Gjuriqin, thotë se ftesa i erdhi nga ministri serb

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë