Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kontradikta mes datave kur ka shkuar në Kukës, Hoxha thotë se gabimisht ka deklaruar për ZPS-në

21/11/2023 - 13:20
në Kryesore, Lajme
A A
Kontradikta mes datave kur ka shkuar në Kukës, Hoxha thotë se gabimisht ka deklaruar për ZPS-në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dëshmitari Zijadin Hoxha, gjatë dëshmisë të tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Pjetër Shalës, tha se ka deklaruar gabimisht më herët kur kishte thënë se në maj të vitit 1999 ka arritur në Kukës.

“Nuk e di as vetë. Faktikisht, gabim. Gabimisht kam deklaru”, tha dëshmitari Hoxha, duke u përgjigjur në kundërpyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Përpara kësaj, prokurori Cezary Michalczuk i prezantoi Hoxhës dy klipe nga intervistat e tij për ZPS-në, ku dëgjohej të ketë thënë se ai kishte arritur në Kukës më 22 apo 23 maj 1999.

“Dy herë që iu ka intervistuar prokurori qartazi keni thënë që më 22 apo 23 maj të 1999”, tha prokurori Michalczuk.

Pas kësaj, dëshmitari tha se nuk është problemi tek transkripta, por që ai kishte gabuar me deklaratën.

“Klipi i parë nuk nuk u dëgju mirë. Klipin e dytë e dëgjova mirë, por ka qenë gabimisht, unë kam gabu dhe jo transkripti, unë kam gabu. Faktikisht të gjitha aktivitetet që i kam pas në uzinën e Kukësit brenda një jave nuk kam pas mundësi me i arritë të gjitha ato punë… unë për më shumë se 1 muj e gjysmë kam qëndru në atë uzinë. Është data gabim që e kam dhënë”, tha Hoxha.

Ndryshe, gjatë dëshmisë së tij dje, dëshmitari Hoxha ka thënë se ai kishte arritur në Kukës për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 22 apo 23 prill 1999.

Pyetjet për këtë dëshmitar i ka mbaruar mbrojtja e Pjetër Shalës përmes avokatit, Jean-Louis Gilissen. Ndërsa, përfaqësuesit e ZPS-së kanë parashikuar që ta marrin në pyetje Hoxhën sot gjatë tërë ditës.

Sipas prokurorit Michalczuk, kundërpyetjet për dëshmitarin do të mundohen t’i përfundojnë brenda orarit të sotëm të seancës, por pa përjashtuar mundësinë që të vazhdohet edhe në seancën e nesërme.

JU REKOMANDOJMË

NATO anulon samitin në Shqipëri, Rutte: Takimet do të mbahen vetëm kur …

NATO anulon samitin në Shqipëri, Rutte: Takimet do të mbahen vetëm kur …
15/11/2026 - 23:39

NATO nuk do të mbajë samitin e liderëve të planifikuar për vitin 2027 në Shqipëri, ndërsa Aleanca Veriatlantike pritet të reduktojë edhe numrin e takimeve të nivelit të...

Më shumëDetails

Skandal në Bruksel: Në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, interpretohet kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”

Skandal në Bruksel: Në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, interpretohet kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”
15/11/2026 - 22:52

Kënga patriotike serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila përmban pretendime historike dhe politike serbe mbi Kosovën, është interpretuar në Bruksel, në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit...

Më shumëDetails

Topat e futbollit fluturojnë drejt Kryeministrisë: Kërkohet me çdo kusht dorëheqja e Edi Ramës

Topat e futbollit fluturojnë drejt Kryeministrisë: Kërkohet me çdo kusht dorëheqja e Edi Ramës
15/11/2026 - 22:19

Edhe këtë të diel, qytetarë dhe të rinj janë mbledhur në një protestë para godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar me çdo kusht dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta,...

Më shumëDetails

Nga Pallati Élysée te Samiti i EPC-së në Dublin: Kurti përmbyll agjendën e takimeve në Paris dhe Irland

Nga Pallati Élysée te Samiti i EPC-së në Dublin: Kurti përmbyll agjendën e takimeve në Paris dhe Irland
15/11/2026 - 21:49

Kryeministri Albin Kurti ka përmbyllur të shtunën një javë të ngjeshur me takime e aktivitete të rëndësishme si pjesë e vizitave në kryeqytetin e Francës, Paris dhe atë...

Më shumëDetails

Hoti: Kam përshtypjen që krejt këta në kabinetin e Kurtit kryejnë ndonjë trajnim për të mashtruar publikun

Hoti: Ne kemi punuar ngushtë me aleatët që çështja e Kosovës të jetë sfidë për integrim euroatlantik e jo sfidë e sigurisë
15/11/2026 - 21:08

Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar projektet e premtuara nga Qeveria Kurti. I ftuar në emisionin “Euro n’7” në T7, Hoti tha...

Më shumëDetails

Kandiq: Serbia nuk mund t’i ikë ballafaqimit me krimet e luftës në Kosovë

Kandiq: Serbia t’i kthejë policët e rrëmbyer në Kosovë
15/11/2026 - 20:58

Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka thënë se Serbia nuk është një shtet i zakonshëm dhe se duhet të përballet me faktet për krimet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Dje ia uroi ditëlindjen Bashkim Osmanit të “Felix”-ave, sot Astrit Haraqija përfundoi në pranga për rastin e drogës

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nga politika te prangat: Kush është Astrit Haraqija, ish-ministri i arrestuar në aksionin antidrogë?

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Operacioni antidrogë “Heshtja”/ Këta janë pesë personat e arrestuar, në mesin e tyre edhe Astrit Haraqija

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Lopa është nda prej tufës, ka shku në oborr të Gjykatës, shkova ta marr, përfundova në burg” – Rrëfimi i Hashim Miftarit për 48 orët e ndalimit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë