Marcus Rashford po e dëshmon veten te Barcelona ku ndodhet në periudhë huazimi nga Manchester Unitedi.
Anglezi ka regjistruar 11 gola e 10 asistime në vetëm dy mijë e 155 minuta për Barcelonën.
Ndonëse nuk ka fituar besimin e mjaftueshëm sa për të qenë titullar, kontributi i tij është mbresëlënës pavarësisht minutave të kufizuar.
Ai shënoi edhe mbrëmë për të barazuar 1-1 me Atletico Madridin në La Liga, ndeshje që Barcelona e fitoi në fund.












