Diana Tahiri, një nga banoret më të komentuara të Big Brother VIP Kosova, ka tërhequr vëmendjen e publikut me postimin e saj më të fundit në rrjete sociale.
Në fotografinë e publikuar në Instastory, shihet një ngjashmëri e madhe e saj me ikonën botërore të stilit, Kylie Jenner, shkruan Insajderi.
Pamja elegante dhe mënyra e paraqitjes së Dianës kanë bërë që ndjekësit ta krahasojnë menjëherë me miliarderen amerikane.