Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Korrupsioni mundësoi ngritjen e fabrikës “Ciao Berto”- Tre zyrtarë para gjyqit për favore ndaj biznesmenit Blerim Krasniqi

17/07/2025 - 14:38
në Kryesore, Lajme
A A
Korrupsioni mundësoi ngritjen e fabrikës “Ciao Berto”- Tre zyrtarë para gjyqit për favore ndaj biznesmenit Blerim Krasniqi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Merita Simnica, Burim Gërguri dhe Ibrahim Krasniqi përgjatë së mërkurës kanë dalë para gjykatores që të mbrohen në heshtje. Përmes korrupsionit, tre zyrtarët e Komunës së Obiliqit dyshohet se fuqizuan kompaninë “Ciao Berto”, me pronar Blerim Krasniqin, duke ia mundësuar kundërligjshëm lejen ndërtimore për ndërtimin e fabrikës.

Merita Simnica në cilësinë e shefes në Drejtorinë për Planifikim Urban, Pronë, Gjeodezi dhe Kadastër në komunën e Obiliqit, Burim Gërguri si kryesues i Kuvendit Komunal dhe Ibrahim Krasniqi si inspektor i ndërtimit dyshohet se tejkaluan kompetencat zyrtare para disa vitesh për t’i sjellë dobi pasurore Blerim Krasniqit, shkruan Insajderi.

Siç thotë aktakuza, në prill të 2019-ës kishin lëshuar një leje ndërtimore për ndërtimin e fabrikës së mobilieve të “Ciao Berto”, e cila ndodhet në Katunin e Begut, sipas të dhënave në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës. Më saktësisht, Burim Gërguri atëbotë kishte nënshkruar një vendim në cilësinë e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Obiliqit, që shihte aprovimin e kërkesës së biznesmenit Krasniqi për ndërrimin e destimit të tokës nga bujqësore në jobujqësore.

Megjithatë, kërkesa ishte refuzuar paraprakisht nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, meqë kërkesa ishte në kundërshtim me Ligjin për tokën bujqësore.

Blerim Krasniqi ndërkaq në cilësinë e inspektorit të Komunës së Obiliqit nuk ndërmerrte masat ligjore për ndërprerjen e punimeve pa leje të, ndër të tjera, edhe “Berto”-s.

Për këtë rast, meqë kishte pranuar fajësinë, ishte gjobitur me 3,600 euro gjobë Arben Berisha, ku në kohën që e ka kryer veprën penale ka shërbyer si drejtor në Drejtorinë për Planifikim Urban, Gjeodezi dhe Kadastër në Komunën e Obiliqit.

Që të tre të akuzuarit dje vendosën të mbrohen në heshtje, ku u kërkua nga trupi gjykues që të jepet fjala përfundimtare.

Megjithatë, prokurori kërkoi dje nga trupi gjykues me fjalën përfundimtare të vazhdohet në seancën e radhës, për t’u përgatitur më mirë shkaku i vëllimit të lëndës.

Më pas, u ndërpre seanca.

Përkundër që shkeli ligjin në këtë rast, biznesmeni Krasniqi nuk është pjesë e hetimeve që janë zhvilluar tash e pesë vite.

Mbrohen në heshtje tre zyrtarët e Komunës së Obiliqit të akuzuar për korrupsion

JU REKOMANDOJMË

AAK nuk mori pjesë në seancë, Besnik Tahiri tregon arsyet

AAK nuk mori pjesë në seancë, Besnik Tahiri tregon arsyet
05/03/2026 - 21:56

Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka treguar pse nuk morën pjesë në seancën për amendamentet kushtetuese. Ai tha se AAK gjithmonë ka besuar në një...

Më shumëDetails

Ganimete Musliu i drejtohet Albin Kurtit: Prej kujt po tutni që po mbani seanca natën

Musliu: Krahasimi që Vetëvendosje i bën PDK-së me Listën Serbe është i ulët, i rrezikshem, i pavërtetë
05/03/2026 - 21:44

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila jo rrallëherë hyn në diskutime me kryeministrin Albin Kurti, i kërkoi atij një përgjigje konkrete nëse “po tuten prej dikujna që...

Më shumëDetails

Ndërpritet seanca, nuk ka kuorum për amandamentet e Presidentit

Ndërpritet seanca, nuk ka kuorum për amandamentet e Presidentit
05/03/2026 - 21:36

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani “Në seancë të pranishëm 93 deputetë përfshirë 9 nga komunitetet’, tha Haxhiu. Për...

Më shumëDetails

Bajrami – VV-së: Me sjelljen e këtyre amendamenteve po e dërgoni vendin në zgjedhje

Bajrami: Punësimi po lulëzon, por në Gjermani
05/03/2026 - 21:32

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se kjo seancë është thirr për të bërë shpërqendrim të vëmendje. Sipas saj, kjo seancë është thirrur nga ata që para...

Më shumëDetails

Abdixhiku: LDK mbështet amandamentet, presidenti duhet të zgjidhet nga populli

Abdixhiku: Kurti bëri atë që kishim paralajmëruar, pranoi atë që quajti Zajednicë
05/03/2026 - 21:11

Ka nisur me vonesë seanca e Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e propozim-amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Seanca ka filluar rreth...

Më shumëDetails

Hamza kritikon ashpër: Qysh ndërrim i Kushtetutës me seancë që thirret në 7:45 dhe deputetët ju vinë në 8:30!

Hamza kritikon ashpër: Qysh ndërrim i Kushtetutës me seancë që thirret në 7:45 dhe deputetët ju vinë në 8:30!
05/03/2026 - 21:04

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e quajti "të papërgjegjshme" mënyrën se si Vetëvendosja dëshiron ndryshimin e Kushtetutës brenda natës për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kurti s’e komenton deklaratën e djeshme të Osmanit për dinarin: Duhet të presim ta përfundojnë takimet në Bruksel

    Kurti i tha Osmanit “hajde shkojmë në këtë formacion dhe më pas e lëmë opozitën fajtore”

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kush votoi pro e kush kundër ndryshimeve kushtetuse

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • KosovaMed vazhdon misionin humanitar me donacione për QKMF Obiliq dhe QKMF Viti

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Lladrovci reagon me një barcoletë për situatën politike

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë