Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kosova çdo ditë importon rreth 4 milionë euro rrymë”

28/12/2024 - 10:33
në Kryesore, Lajme
A A
“Kosova çdo ditë importon rreth 4 milionë euro rrymë”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Afaristët në Kosovë thonë se reduktimet e energjisë elektrike kanë shkaktuar humbje për bizneset e tyre me dhjetëra mijëra euro. Deklaratat pasuan pohimet e institucioneve se reduktimet vijnë si pasojë e zhvillimit ekonomik. Përfaqësues të bizneseve kërkojnë nga qeveria ta rregullojë situatën e krijuar me energji elektrike dhe të bëjë subvencionimin e pagave për aq kohë sa bizneset nuk kanë funksionuar. Njohës të fushës së energjisë flasin për humbje milionëshe qoftë nga bizneset qoftë nga buxheti i shtetit për importin e energjisë elektrikeDeklarata e ministres e ekonomisë Artane Rizvanoll dhe drejtuesve të KOSTT-it se reduktimet e energjisë elektrike, lidhen me zhvillimin ekonomik të vendit, ngjallën pakënaqësi tek bizneset, veçanërisht ato të prodhimit.

Pronari i një fabrike në Ferizaj, Njazi Musliu, i cili ka rreth një javë që ballafaqohet me mungesë të energjisë elektrike, flet për dhjetëra mijëra euro humbje.“Po veç në paga kemi mbi 4 mijë euro humbje sepse punëtorët duhet me i pagu, pastaj kemi humbje edhe në prodhim ne ende nuk i kemi kalkuluar mirë mirë por kemi humbje dhjetëra mijëra euro sepse dërgesat porositë që i kemi është dashtë me i nisë”, tha Musliu për rtv21.
Njohës të fushës së energjetikës, fajtor për gjendjen e krijuar e lë qeverinë e Kosovës, pasi sipas tyre, ajo ka nxitur qytetarët për blerje të pajisjeve efeçente për ngrohje dhe nuk ka përllogaritur si duhet shpenzimet e energjisë elektrike. Ndërkaq ish-ministri i tregtisë dhe industrisë Ismet Mulaj, tha se aktualisht Kosova importon 3 deri në 4 milionë euro në ditë dhe prapë përballet me reduktime. Mulaj, gjithashtu vlerëson se bizneset në Kosovë si pasojë e reduktimeve humbasin 10 herë më shumë.“Aktualisht Kosova importon 3-4 milionë euro rrymë mirëpo humbjet nga bizneset janë 10 fish më të mëdha sepse ato duhet të gjejnë alternativa të tjera për të mos e ndalur veprimtarinë e tyre. Kosova nuk i ka shfrytëzuar mundësitë që të krijojë termocentralet Kosova A dhe Kosva B”, tha Mulaj.

Kurti u bëri thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike, veçanërisht gjatë orës 18:00 deri në mesnatë, pothuaj të njëjtën thirrje që edhe Minstria e Ekonomisë iu bëri qytetarëve pak ditë më parë për, siç tha, racionalizim të shpenzimeve të energjisë. Ndërkohë, kryetari i dhomës së Tregtisë, Skënder Krasniqi, tha se qeveria duhet t’i paguaj dëmet që janë shkaktuar nga reduktimet e energjisë elektrike.“Ne ka ditë që kemi marr ankesat nga bizneset dhe kemi kërkuar nga qeveria subvencionimin e pagave për punëtor sepse punëtorët duhet t’i paguajnë se ata dalin në punë. Ndërsa edhe humbjet janë tejet të mëdha”, tha Krasniqi.

Sipas ekspertëve të energjetikës, Kosova konsumon rreth 32 mijë MWh në ditë, ndërsa aktualisht është duke prodhuar rreth 17 mijë MWh. Ndërkohë aktualisht çmimi në bursa ndërkombëtare për një MWh është rreth 160 dollar. Përveç kësaj qytetarët në Kosovë janë ankuar se kanë pranuar fatura tejet të larta të energjisë elektrike. Ndërsa Agjencia e statistikave flet për një rritje të çmimit të energjisë për 5.9 % gjatë muajit nëntor 2024.

JU REKOMANDOJMË

Prapaskenat brenda samitit të NATO-s për të joshur Donald Trumpin, CNN: Diplomacia e Mark Rutte për “babin” dhe kërcënimi për Spanjën
Lajme

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump diagnostikohet me një sëmundje të venave që shkakton ënjtje të këmbëve

17/07/2025 - 23:00
Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre
Lajme

Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

17/07/2025 - 22:45
Rekord dënime për kamiona të betonit që bllokojnë trafikun në Prishtinë, firma Gitor e pëson më së shumti
Lajme

Rekord dënime për kamiona të betonit që bllokojnë trafikun në Prishtinë, firma Gitor e pëson më së shumti

17/07/2025 - 22:35
“Nata 605 euro” Haradinaj godet Kurtin: Bën hajgare me Kosovë, nëpër ishuj t’Greqisë me pantolla t’shkurtë
Lajme

“Nata 605 euro” Haradinaj godet Kurtin: Bën hajgare me Kosovë, nëpër ishuj t’Greqisë me pantolla t’shkurtë

17/07/2025 - 22:15
“Albini nuk po don me i dënu bashkëpunëtorët – Kur e shkel ligjin për simbole ma s’ki çka pret”, Nexhmedin Spahiu e ndërlidhë punën e gjykatave me flamur
Lajme

“Albini nuk po don me i dënu bashkëpunëtorët – Kur e shkel ligjin për simbole ma s’ki çka pret”, Nexhmedin Spahiu e ndërlidhë punën e gjykatave me flamur

17/07/2025 - 22:10
Biznesmeni Uron Salihu del nesër para gjykatës – dyshohet për uzurpim të objektit të pensionistëve në Ferizaj
Lajme

Biznesmeni Uron Salihu del nesër para gjykatës – dyshohet për uzurpim të objektit të pensionistëve në Ferizaj

17/07/2025 - 22:06

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë tre vëllezërit Krasniqi, pronarë të Ciao Berto – ndërtuan fabrikë me leje të kundërligjshme – 4 zyrtarë të Obiliqit me aktakuzë për korrupsion shkaku i tyre

    Këta janë tre vëllezërit Krasniqi, pronarë të Ciao Berto – ndërtuan fabrikë me leje të kundërligjshme – 4 zyrtarë të Obiliqit me aktakuzë për korrupsion shkaku i tyre

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Korrupsioni mundësoi ngritjen e fabrikës “Ciao Berto”- Tre zyrtarë para gjyqit për favore ndaj biznesmenit Blerim Krasniqi

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Reagon mërgimtari Festim Ademi: “Nuk kam të bëjë asgjë me plagosjen në Gojbulë, unë jam në Gjermani në punën time”

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Naim Murseli në gjykatë me pamje të re, reagon Vesa: Kishte kohë me mbjell flokët

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Polici me grada bie në përgjime të AKI-së e PSRK-së duke çuar sekrete shtetërore te spiunët serbë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë