Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova nikoqire e Kupës Botërore Universitare në hendboll 2022

11/06/2022 - 13:41
në Sport
A A
Kosova nikoqire e Kupës Botërore Universitare në hendboll 2022
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më pak se një muaj na ndajnë nga fillimi i ngjarjes më të madhe sportive të organizuar në Kosovë, “FISU Kupa Botërore Universitare në Hendboll 2022”. Kjo ngjarje botërore është sjellë në Kosovë nga Federata e Sporteve Universitare e Kosovës.

Siç shprehet Musa Selimi, drejtor ekzekutiv i “Prishtina 2022”, vendi i të rinjve të talentuar të njohur si “Evropianët e rinj”, po bën të gjitha përgatitjet që mysafirët tanë të ndihen si në shtëpinë e tyre gjatë qëndrimit në Kosovë. “Kosova ka traditë të gjatë dhe të bujshme të sportit të hendbollit, prandaj nuk është aspak rastësi që Prishtina u zgjodh organizatore e kësaj gare të rëndësishme të sportit universitar”, thekson Selimi.

Ky event, i cili do të mbahet nga 11 deri më 17 korrik, pritet të shërbejë edhe si ambasador i sportit kosovar në arenën ndërkombëtare. Pallati i Rinisë dhe salla “1 Tetori” do të shndërrohen në pikëtakimet kryesore të sportit universitar, ku do të zhvillohen garat e kësaj kupe.

Në këtë ngjarje do të garojnë rreth 500 sportistë nga 28 universitete të botës.

Gjatë këtyre shtatë ditëve, sportistët studentë do t’i tregojnë aftësitë, pasionin dhe vendosmërinë për ta çuar trofeun e çmuar në universitetin e tyre. Në anën tjetër, Kosova dhe kryeqyteti i saj Prishtina, do ta kenë një mundësi të artë që t’i dhurojnë mysafirëve të Kupës dhe mbarë botës sportive një ‘kartolinë’ me kujtimet më të bukura të mikpritjes dhe organizimit të nivelit të lartë.

Organizatorë të kësaj kupe janë: Federata Ndërkombëtare e Sportit Universitar dhe Federata e Sporteve Universitare e Kosovës, ndërsa mbështetësit e këtij organizimi janë: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Komuna e Prishtinës dhe Federata e Hendbollit e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj sonte përballet me italianin Morandi
Sport

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj sonte përballet me italianin Morandi

17/01/2026 - 13:37
“Ai është një lider”, ylli i Sunderlandit e ngrit në qiell Granit Xhakën
Sport

“Ai është një lider”, ylli i Sunderlandit e ngrit në qiell Granit Xhakën

16/01/2026 - 19:39
Atletico Madrid trondit tregun e transferimeve
Sport

Atletico Madrid trondit tregun e transferimeve

16/01/2026 - 14:54
Largimi i Xabi Alonsos hap rrugë për rinisjen e negociatave me Viniciusin
Sport

Largimi i Xabi Alonsos hap rrugë për rinisjen e negociatave me Viniciusin

16/01/2026 - 13:54
Ministria e Sportit thotë se Bekë Berisha s’mund të jetë kryetar i KB Prishtinës
Lajme

Ministria e Sportit thotë se Bekë Berisha s’mund të jetë kryetar i KB Prishtinës

15/01/2026 - 15:24
Arrestohet ‘magjistari’ që premtonte Kupën e Afrikës, përvetësoi 30 mijë euro
Sport

Arrestohet ‘magjistari’ që premtonte Kupën e Afrikës, përvetësoi 30 mijë euro

15/01/2026 - 13:56

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    274 Shpërndaje
    Shpërndaje 110 Tweet 69
  • LAJMI I FUNDIT: Specialja merr vendim për Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Asamblisti i VV-së kërkon dorëheqjen e Kryetarit të degës: Frikacak, shko në AAK ku e ke vendin

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dorëhiqet nga AAK një nga më të votuarit në Gjakovë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kjo është mosha e këmbësorit që u godit nga vetura në Zhabar të Mitrovicës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë