Organizata prestigjioze amerikane “World Justice Project” ka publikuar sot raportin e vitit 2024 për indeksin e sundimit të ligjit. Në këtë raport, Kosova s’ka bërë fare progres, duke u renditur në vendin e 58 në nivel global, derisa ka një rënie të lehtë në disa fusha specifike krahasuar më vitin 2023.
Tek pjesa e korrupsionit, Kosova në vitin 2024 ka shënuar një rënie të lehtë nga 0,48 sa ka qenë në vitin 2023 në 0.47.
Tek sektori i qeverisë së hapur po ashtu ka një rënie të lehtë nga 0.58 në 0.57.
Rënie tregohet edhe tek drejtësia civile, ku Kosova nga 0.50 sa ka qenë në vitin 2023, ka rënë në 0.48.
Derisa rritje për 0.1 ka shënuar tek “Kufizimet e pushtetit të qeverisë”, “rendi dhe siguria” dhe “drejtësia penale”.
Në rajon, progres ka shënuar Shqipëria me dy pozita dhe Mali i Zi me një pozitë. Serbia ka rënie prej një pozite, derisa Maqedonia e Veriut ka stagnuar siç ka qenë në vitin 2023.