Një pushuese e moshuar nga Kosova është shpëtuar sot nga vrojtuesit e detit në Shëngjin, pas një rreziku të mundshëm mbytjeje, ndërsa po lahej në det.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë me prani të madhe vrojtuesish, të cilët reaguan menjëherë pas konstatuar rrezikun për jetën e gruas.
Vrojtuesit arritën ta nxjerrin nga deti dhe t’i ofronin ndihmën e parë, duke e dërguar më pas në spitalin e Lezhës për trajtim të mëtejshëm mjekësor.Sipas mjekëve, gjendja e saj është përmirësuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.