Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosovocentrizmi dhe nervozizmi rreth tij

01/04/2026 - 14:11
në Opinione
A A
Kosovocentrizmi dhe nervozizmi rreth tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan Ermal Mulosmani

Sa herë që përfaqësueset e  Shqipërisë dhe Kosovës luajnë futboll, fillojnë e dalin në sipërfaqe shtresëzime të strukturuara në identitetin apo formimin kulturor të shqiptarëve në të dy shtetet.

Po i përmend shkurtimisht tri raste që më ndodhën mua.

Rasti i parë ishte të nesërmen e ndeshjes, të Premten. Sapo erdha në punë dhe filluan diskutimet, dikush tha:

“ Unë u mërzita edhe më shumë që fituan “ata” sesa nga humbja jonë…”

Dhe qeshi…

Kërkoi njëfarë aprovimi për thënien dhe, kur nuk e gjeti, ndërroi temë (ishim edhe dy të tjerë në tavolinë).

Ishte pohim i sinqertë dhe në thelb i pafajshëm. Atë person nuk e lidhte asgjë me Kosovën. Shqiptarë janë edhe ata por “tjetërlloj”. Si me thënë nënshqiptarë. Me dalë ata më të fortë sesa ne? Kjo nuk durohet.

Dy rastet e tjera ishin reagime publike ndaj statuseve të mia në Facebook.

Në njërin shkruaja për inferioritetin e përfaqësueses së Shqipërisë ndaj kundërshtarit dhe e mbyllja me fjalët:

“Ndërsa Kosova dje tregoi pse është aty. Me lojë, spektakël, gola, kreativitet. Rezervat e tyre i kishte nisur te Shqipëria (Gjimshiti, Ismajli, Ajeti, Hoxha etj). Dhe prapë ishte kaq e mirë për tu parë…”

Një komentues, i njohur imi, përgjigjet flakë për flakë:

“Në fakt e keqja dje na erdhi nga bajrami që humbi golin e dytë , mbase atë e ka pas detyrë por ata rezervat i bojnë punë me na i heq me na pastru ekipin”.

Pra, zotëria po e shihte të keqen te “kosovarët” e ekipit përfaqësues, madje, shtonte pa iu dridhur dora se “mbase atë e ka pasë detyrë”. Nuk e prekte asfare faktin që golin tonë e pregatitën dy “kosovarë” (Ismajli e pasoi dhe Hoxha e shënoi).

Rasti i tretë më erdhi nga një njeri  për cilësinë e mendimit dhe kthjelltësinë e shprehjes së të cilit kam respekt të veçantë. Në përgjigje të një statusi timin, ku shprehja njëfarë pakënaqësie me pamundësinë e gjetjes së biletave për ndeshjen “Kosovë-Turqi”, personi u shpreh me një lloj cinizmi:

“Thuaji Filanit se ka bileta veçmas për kosovocentrikët” e shoqëruar me ikonat e gajasjes.

*******

Kosovocentrizmi është një koncept i përhapur gjerësisht në disa shtetas të Republikës së Kosovës dhe i mbrojtur me pathos prej tyre në debate publike. Sipas këtij koncepti Kosova ka shtetin e saj, kulturën e saj, sportin e saj dhe sa e sa anë të tjera të identitetit. Për këta njerëz interesat e shtetit të Kosovës janë parësore edhe ndaj interesave të shtetit të Shqipërisë.

Ndaj këtyre njerëzve dhe koncepteve të tyre, ka një reagim nervoz nga pjesa tjetër e shqiptarëve kudo në botë por sidomos në Shqipëri. Apostujt e “shtetit amë” e quajnë një kryengritje qesharake, një krenari boshe, “identitet të rremë” apo deri edhe një “paloshtet” Kosovën.

Sukseset e tyre në kulturë, emrat e famshëm të muzikës, kinematografisë, sportit janë pronë e kombit (nënkupto Shqipërisë, kësaj nënëmadheje shekullore)  ndërsa të metat janë “punë kososvarësh aman”.

“Pronarët e kombit” janë shtetasit e Shqipërisë, të tjerët janë qeraxhinj që duhet të duan pa asnjë kusht “vendin e të parëve” (nënkupto pronarëve). Madje duhet ta duan më shumë sesa vetë pronarët! Atyre u është dhënë emri “shqiptarë”, pra njësoj si pronarëve paçka se janë qeraxhinj. Ndaj duhet të jenë mirënjohës. Të mos kenë shtëpi të vetën, të mos kenë identitet kulturor, sportiv, politik. “Ju mjaftojmë ne, ça ju duhet identiteti ju?”. Maksimumi jeni një ngjyrë në spektrin identitar shqiptar. Fjala vjen si Pogradeci, Vlora, Gjirokastra, Libohova, Berati, Kolonja e madhe, Elbasani e deri te Tirana dhe le tëëë themi që, po, ka edhe një ngjyrë Kosova. E shihni sa zemërgjerë jemi?!

Dhe Kosovarët duhet të jenë të nderuar të jenë kaq. Ata duhet të vijnë në “Kombëtaren” e mëmës Shqipëri, të vijnë në Festivalin “Kombëtar” të Këngës, Letërsisë, Xhudos, hokejit në akull apo golfit. Sepse vetëm kur vijnë në “vathën e mëmës” janë shqiptarë dhe të mirë. Kur bëjnë vetë gjëra, kur kanë suksese ndërkombëtare, kur mundin “mëmën” janë ca mosmirënjohës e sektaristë.

Po, unë jam kosovocentrist. Arsyet janë shumë komplekse, e kanë burimin te origjina ime, formimi im si fëmijë dhe lidhjet e çdokohshme që kam pasur me shtetas të Kosovës.

Por mbi të gjitha, kryearsyeja është që Kosova ka shumë nevojë tani për identitet shtetëror.

Një pjesëmarrje e Kosovës në Botërorin e Futbollit është një akt tmerrues për Serbinë, është e barabartë me njohjen e 20 vendeve të OKB-së. Kosova do të merrte një afirmim të jashtëzakonshëm dhe do të pranohej si realitet. Një realitet simpatik që po i ofron botës këngëtarë të nivelit më të lartë, sportistë dhe artistë që po kapin skenat e Oscar-it dhe Botërorin e futbollit. Aq sa i ka dhënë Kosova botës në këto 10 vjet nuk i ka dhënë “mëma Shqipëri” në 115 vjet shtet.

Ndaj do të zgjidhja pjesëmarrjen e Kosovës përpara Shqipërisë. Padiskutim.

Por më e bukura që e kam vënë re, jo pa kënaqësi. Dialekti i Kosovës e ka pushtuar edhe muzikën e “mëmës” Shqipëri. Elvana Gjata, Alban Skënderaj por edhe shumë këngëtarë të tjerë të “mëmës”, kanë futur në teksteet e këngëve të tyre më të mira slangun e Kosovës. Ndërkohë që asnjë nga “qeraxhinjtë” e kombit nuk e ndien të domosdoshme të flasë në gjuhën standarte të mëmës.

Kjo është një temë në të cilën do zgjatesha shumë dhe nuk ka aq kohë kush të lexojë. Por çdo njeri ka nevojë të ketë identitetin e tij me të cilin ndihet më së miri. Identitetin nuk ta jep as nëna, as baba, as  vendi ku lind dhe rritesh. Ato të japin sigurisht aspekte të identitetit por ajo çka unë quaj identitet është shumë më e gjerë.

Identitet është tërësia e gjurmëve që kanë lënë te një njeri përvojat jetësore. Identiteti është përbashkësia që kam me një komunitet të caktuar në formimin emocional, kulturor, letrar, sportive politik. Sa më shumë të shtoj elemente identitare aq më e vogël bëhet bashkësia ku unë e ndjej veten pjesë.

Por nëse do më duhet të zgjedh mes një përkatësi identitare, elemete të së cilës ka më shumë brenda meje, unë do e zgjedh identitetin kosovar. Pra po, jam kosovocentrik.

Dhe këtu nuk shoh asgjë për të qeshur.

JU REKOMANDOJMË

Rinjohja e urbane: Prishtina

Rinjohja e urbane: Prishtina
25/03/2026 - 13:40

Shkruan: Ibrahim Berisha Kolonizimi i Rrafshit të Kosovës: Prishtinës Politika serbe e kolonizimit që nga viti 1912, synoi të krijojë praktika të mbizotërimit të serbëve duke larguar me...

Më shumëDetails

Hasanpapaj: Fajin nuk e ka Dekreti ligjor, fajin e ka vullneti i gjorë: mbi “60”ditëshin apo “61” votat!

Hasanpapaj: Fajin nuk e ka Dekreti ligjor, fajin e ka vullneti i gjorë: mbi “60”ditëshin apo “61” votat!
21/03/2026 - 19:23

Shkruan: Dr.Sc. Bardhyl HASANPAPAJ Si mund të imagjinohet që Kuvendi i Kosovës edhe pse ka dështuar të zgjedhë Presidentin, nuk u deshka tëshpërndahet? Madje, përkundrazi, u deshka të...

Më shumëDetails

Koha e përbindëshave, Shqipëria në interregnum

Koha e përbindëshave, Shqipëria në interregnum
19/03/2026 - 12:32

Shkruan Adri Nurellari Kriza politike aktuale në Shqipëri të kujton menjëherë konceptin e interregnum, që përshkruhet nga Antonio Gramshi tek “Letrat nga Burgu”. Ai mendonte se kjo fazë,...

Më shumëDetails

Kosova ka nevojë për përgjegjësi politike, stabilitet institucional dhe qetësi shoqërore

Kosova ka nevojë për përgjegjësi politike, stabilitet institucional dhe qetësi shoqërore
17/03/2026 - 18:37

Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi, politikan komunal FWV (Partia e pamvarur politike), Gjermani Kosova po kalon një periudhë të ndjeshme politike, e cila kërkon maturi, përgjegjësi dhe veprim...

Më shumëDetails

Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar

Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar
13/03/2026 - 15:28

Shkruan: Piro Ahmetaj Sigurisht, po e ndjek me vëmendje të shtuar dinamikën e luftës në Iran, ngjarje që vijon të mbetet në “top lajmet” të Kancelarive dhe Institucioneve...

Më shumëDetails

Vjosa, Elisa…: Pse zonjat shqiptare prapsohen për hapin e madh të karrierës?

Vjosa, Elisa…: Pse zonjat shqiptare prapsohen për hapin e madh të karrierës?
12/03/2026 - 13:49

Kosova rrezikon të shkojë për herë të dytë brenda pak muajsh në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, kësaj radhe për të zgjedhur Presidentin e Republikës. Kuadri kushtetues ka hyrë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Muriqi nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    Muriqi nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Kosova humb, komentatori nga ky shtet gëzohet për Turqinë sikur të ishte kombëtarja e tij [VIDEO]

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Bie çmimi i naftës e rriten tregjet e aksioneve

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Presidenti iranian: Jemi të gatshëm për fund të konfliktit, por vetëm me garancitë e duhura

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • LAJMI I FUNDIT: Ekzekutohet paga e 13-të

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë