Burim Ramadani, ekspert i sigurisë ka komentuar moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ramadani tha në “Pressing” të T7 se po KQZ-ja i kishte ndarë 360 mijë euro për Listës Serbe.
Ai pyeti se a nënkupton kjo që shteti i Kosovës financoi një organizatë terroriste.
“Shteit i Kosovës, KQZ-ja ia ka dhënë Listës Serbe 360 mijë euro, atëherë i bjen që shteti i Kosovës e ka financu një organizatë terroriste. Nëse unë them Lista Serbe është organizatë terroriste duhet me vazhdu që KQZ-ja, shteti i Kosovës është financuesi i një organizate terroriste – sepse ndryshe me nda nuk ka kuptim”, ka thënë Ramadani.