Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KQZ-ja mblidhet sot, në rend të ditës certifikimi i Listës Serbe: A do të bëjë sërish “filma” VV-ja?

21/08/2025 - 10:05
në Lajme
A A
KQZ-ja mblidhet sot, në rend të ditës certifikimi i Listës Serbe: A do të bëjë sërish “filma” VV-ja?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbledhja e sotme e KQZ-së pritet të jetë shumë më e nxehtë se mbledhjet tjera që kanë pasur të bëjnë me zgjedhjet lokale. Kjo pasi në rend të ditës është rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit.

Në agjendën që e ka publikuar KQZ-ja për mbledhjen, e cila do të mbahen në pra 17:00, rekomandimi i 66 flet për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve nga Partia Politike SRPSKA LISTA.

Ende nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i Lëvizjes vetëvendosje për këtë cështje, e cila kishte tentuar të pengonte certifikimin e këtij subjekti politik për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, dje ka paralajmëruar se kjo parti do të kundërshtojë certifikimin e Listës Serbe.

Në një konferencë për media, pas dështimit të seancës, Murati ka kritikuar partitë tjera për raporte të mira me subjektin politik serb.

“Janë kundër secilit kandidat të VV-së, mirëpo asnjëherë, asnjë fjalë nuk ua dëgjon tek e thonë për Listën Serbe. Për më tepër, po besoj që do ta shihni edhe në ditët në vijim do të kontribuojnë edhe në certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale. Njëjtë siç kanë vepruar edhe në të kaluarën. Pra, është një koalicion që po funksionon në mënyrë perfekte”, ka thënë Murati.

Kurse, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar VV-në se nuk e ka seriozisht kur del kundër certifikimi të Listës Serbe.

Mbrëmë në një intervistë në “Debat Plus”, ai ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga VV-ja nuk e ka marrë asnjë veprim që do të pamundësonte certifikimin e Listës Serbe.

“Sepse po të kish dasht me eliminu Listën Serbe prej pjesëmarrjes në zgjedhje, ekziston procedurat, dhe janë ministritë e caktume ose institucionet që japin vlerësim për ligjshmërinë e organizatës. E ky ku kurrë s’ka marrë iniciativë për mi pru ato vlerësime për Listën Serbe. Ky i ka marrë iniciativat për ato organizatat, por jo për Listën Serbe. Ai veç shkon në KQZ dhe thotë nuk votoj unë për Listën Serbe. Shkon lënda në PZAP dhe një ditë zgjatë kjo procedurë dhe kthehet Lista Serbe në zgjedhje. Dhe del Hekuran Murati patriot ‘Qe ne nuk deshtëm’ por na bëri PZAP me opozitën. Krejt kjo o forja që e kanë bë gati me shitë”, ka thënë Haradinaj.

Në dhjetor të vitit 2024, VV-ja e kundërshtonte certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti.

Kurse, partitë opozitare kishin kritikuar qëndrimin e atëhershëm të Vetëvendosjes, e cila, pavarësisht se drejton Qeverinë e Kosovës, nuk kishte ndërmarrë asnjë hap që do të ndalonte funksionimin e këtij grupimi politik në Republikën e Kosovës.

Konfrontimi publik me Listën Serbe është bërë i zakonshëm për Lëvizjen Vetëvendosje sa herë që zgjedhjet janë afër.

Por, derisa përfaqësuesit e Vetëvendosjes në KQZ kërkonin moscertifikimin e Listës Serbe, në janar të vitit 2024 dy anëtarët e saj kishin votuar që për funksionimin e të njëjtës parti politike t’i ndaheshin 360,000 euro nga buxheti i Republikës së Kosovës. Nacionale kishte nxjerrë në pah hipokrizinë e partisë që drejtohet nga kryeministri në largim, Albin Kurti.

ShBA-ja nuk dëshiron “filma” me Listën Serbe

Kohëve të fundit ShBA-ja dhe aleatët tjerë të Kosovës iu kanë bërë thirrje partive politike që të parandalohet çdo përpjekje për të bllokuar partitë politike serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ata kanë bërë me dije se një përpjeke e tillë do të ishte e dëmshme për Kosovën.

Më e zëshmja në këtë drejtim ka qenë e ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA në Prishtinë, Anu Prattipati.

Në një intervistë për Gazeta Express, ajo ka vlerësuar se ShBA-ja nuk do të tolerojnë skena të ngjashme si ato të vitit të kaluar.

“Dua të ju referoj se çfarë tha zëvendëspresidenti JD Vance në një fjalim në Konferencën e Sigurisë në Mynih në shkurt. Ai tha: “Nuk mund të fitosh një mandat demokratik duke censuruar kundërshtarët e tu.” Më pas shtoi: “Besoj se përjashtimi i njerëzve, i shqetësimeve të tyre, apo, edhe më keq, mbyllja e mediave, mbyllja e zgjedhjeve, apo përjashtimi i njerëzve nga procesi politik nuk mbron asgjë. Në fakt, është mënyra më e sigurt për të shkatërruar demokracinë.” Partitë politike serbe në Kosovë përfaqësojnë qytetarët e këtij vendi. Ato janë pjesë e peizazhit politik dhe nuk duhet të bllokohen nga pjesëmarrja politike. Të gjitha partitë duhet të mbështesin të drejtën e njerëzve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Kjo do të thotë të parandalohen çdo përpjekje për të bllokuar partitë politike serbe nga pjesëmarrja në zgjedhje. Përdorimi i ndonjë truku administrativ apo procedurial për të ndaluar pjesëmarrjen e partive apo individëve që përndryshe janë të kualifikuar do ta njolloste rezultatin”, ka thënë Prattipati.

Të njëjtën thirrje për KQZ-në dhe partitë politike që janë të përfaqësuar në këtë institucion e kanë pasur edhe ambasadorët e Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe vendeve tjera.

Lista Serbe ka aplikuar në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, kjo parti politike ka kandiduar për 10 kryetar të komunave – Leposaviq, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Mitrovicë e Veriut.

Kjo parti ka dorëzuar kandidaturat edhe për zgjedhjet në 19 kuvende komunale – Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Pejë, Shtërpcë, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut.

JU REKOMANDOJMË

Urdhri i Trump për pezullimin e “stafit joesencial” të USAID, Maliqi: Tani jemi në situatë pa qasje në qindra miliona
Lajme

Maliqi: Nëse Kurti nuk e ka shumicën, rrezikohen zgjedhje të parakohshme

21/08/2025 - 14:13
Departamenti i Shtetit anulon mbi 6 mijë viza studentore
Lajme

Departamenti i Shtetit anulon mbi 6 mijë viza studentore

21/08/2025 - 13:48
Vushtrri, përkujtohet dëshmori i kombit Avni Saraçi me homazhe dhe përurim të shtatores
Lajme

Vushtrri, përkujtohet dëshmori i kombit Avni Saraçi me homazhe dhe përurim të shtatores

21/08/2025 - 13:40
Miftaraj: Nëse një familje me social 175 euro i ka tre fëmijë në shkollë, si ai bën të blejë libra 500-600 euro
Lajme

Miftaraj: Vetëvendosja po luan me nervat e qytetarëve

21/08/2025 - 13:33
Musliu akuzon deputetet e VV-së për bullizim ndaj Paris Gurit: Qasja e tyre është e papranueshme
Lajme

Musliu: Gërvalla nuk u refuzua si vajza e Jusuf Gërvallës, ajo e ka pranuar bashkëpunimin me Specialen

21/08/2025 - 13:20
‘Po e shtyj me 20 euro’: Kurrgjë e re nga ‘kredia në parim’, punëtorët e RTK-së në halle mbijetese financiare
Lajme

‘Po e shtyj me 20 euro’: Kurrgjë e re nga ‘kredia në parim’, punëtorët e RTK-së në halle mbijetese financiare

21/08/2025 - 13:16

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “A përqafoheni me ata që të quajtën i biri i shpijunit?”, Lladrovci godet ashpër Abelard Tahirin

    “A përqafoheni me ata që të quajtën i biri i shpijunit?”, Lladrovci godet ashpër Abelard Tahirin

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Haradinaj ia çel rrugën Kurtit për zhbllokim: Për 20 deputetë i ka votat e AAK-së

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Pamjet që tregojnë ‘nervozë’ të Kurtit me Sveçlën, bën mimika dhe i kthen shpinën teksa i flet

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Analisti ia zbulon planin VV-së: Qëllimisht e dështuan seancën që ta fajësojnë opozitën, por skenari u prish nga Shqipe Selimi

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Peci “thumbon” Shqipe Selimin, publikon numrin e votave që morën Haxhiu e Gërvalla

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë