Komisioni Qendror I Zgjedhjeve sot do t`i shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 12 tetorit.
Përmes një njoftimi për media, KQZ-ja ka bërë me dije se për këtë çështje do të mbahet mbledhja në ora 18:00.
“Ju njoftoj se sot (e shtunë, 25 tetor 2025, ora 18:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave”, është thënë në njoftimin e KQZ-së.













