Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 17:00.
Në rend dite është edhe “shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për themelimin e Komisionit për vlerësimin e fletëvotimeve dhe përputhjes së numrit të fletëvotimeve në vendvotime për Zgjedhjet në rundin e dytë për kryetar komune”.
