Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KQZ: Nesër përfundon afati për vëzhguesit e OJQ-ve, organizatave ndërkombëtare e përfaqësuesve të vendeve të huaja

24/01/2025 - 10:09
në Kryesore, Lajme
A A
KQZ: Nesër përfundon afati për vëzhguesit e OJQ-ve, organizatave ndërkombëtare e përfaqësuesve të vendeve të huaja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më 25 janar, do të përfundojë afati për organizatat jo-qeveritare, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja, për të paraqitur kërkesën e tyre për të vëzhguar Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka treguar se deri më tani (20 janar) është përmbyllur afati për vëzhguesit e subjekteve politike, ndërkaq më 25 janar do të përfundojë afati për vëzhguesit e OJQ-ve, organizatave qeveritare – ndërqeveritare, përfaqësuesve të vendeve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare.

“Më 25 janar do të përfundojë afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore, organizatave qeveritare – ndërqeveritare, përfaqësive të huaja dhe organizatave ndërkombëtare. Për të lehtësuar aplikimin, KQZ ka funksionalizuar platformën eletronike (https://apliko.kqz-ks.org), pra për dallim nga proceset e kaluara zgjedhore, aplikimi mund të bëhet online”, njoftoi Elezi.

Sipas Elezit, pas afatit të 25 janarit, do të mbetet vetëm një afat tjetër i hapur, për akreditimin e mediave.

“Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare do të përfundojë më 4 shkurt. Edhe mediat mund të bëjnë aplikimin e tyre online. Deri më tani, kemi pranuar dhjetëra aplikime nga media vendore dhe ndërkombëtare, që kanë kërkuar akreditimin e qindra përfaqësuesve të tyre të cilët do të mund të përcjellin votimin në ditën e zgjedhjeve, por edhe proceset tjera në Qendrat Komunale të Numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, tha Elezi./EO/

JU REKOMANDOJMË

Ferit Idrizi i drejtohet Xhafer Tahirit: “Ato paret që u numërojshin, a janë kthy? – ti e ke mizën pas veshi”
Lajme

Ferit Idrizi i drejtohet Xhafer Tahirit: “Ato paret që u numërojshin, a janë kthy? – ti e ke mizën pas veshi”

17/09/2025 - 22:13
Ferit Idrizi: Projektet tona në mandatin e parë e kanë transformuar Vushtrrinë, mandati i dytë vazhdimësi e projekteve
Lajme

Ferit Idrizi: Kemi ndarë afër 700 mijë euro për bursa për studentë dhe trajnime profesionale

17/09/2025 - 22:05
“Kurti i rekrutuar nga Serbia” – Haradinaj nxjerr dokumente: Ja suksesi i Serbisë
Lajme

“Kurti i rekrutuar nga Serbia” – Haradinaj nxjerr dokumente: Ja suksesi i Serbisë

17/09/2025 - 22:02
Haradinaj godet Sveçlën: Temat e sigurisë nuk janë showbiz
Lajme

Haradinaj godet Sveçlën: Temat e sigurisë nuk janë showbiz

17/09/2025 - 21:53
Deputeti i VV-së i reagon liderëve të opozitës: Jeni të shkëputur nga realiteti
Lajme

Rexhaj për vendimin e SHBA-së: Mes miqsh ka mospajtime, nuk u pezullua dialogu si proces

17/09/2025 - 21:47
Ferit Idrizi: Projektet tona në mandatin e parë e kanë transformuar Vushtrrinë, mandati i dytë vazhdimësi e projekteve
Lajme

Ferit Idrizi: Projektet tona në mandatin e parë e kanë transformuar Vushtrrinë, mandati i dytë vazhdimësi e projekteve

17/09/2025 - 21:41

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • “Me përjashtim të njërit, kam punuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës”, kush nuk bashkëpunoi me Williams?

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • EKSKLUZIVE: FC Vushtrria nga nesër me kryetar të ri, këtë pozitë pritet ta marrë një politikan

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Çun apo qen? – PZAP merr vendim për deklaratën e Faton Pecit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë