Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka miratuar rekomandimin për pezullimin e një partie politike.
Bëhet fjalë për Aleancën Kosova e Re.
Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se kjo parti obligohet që brenda afatit prej 45 ditësh të mbajë konventën e saj.
Këtë vendim, KQZ e mori duke u mbështetur në Ligjin Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme, sipas të cilit, partia e regjistruar politike mban kuvendin zgjedhor brenda 6 muajve nga data e regjistrimit dhe pastaj së paku çdo 48 muaj.
Partia politike Aleanca Kosova e Re, e regjistruar në KQZ në vitin 2007, ka qenë e obliguar që deri më 25 shkurt 2026 të mbajë kuvendin zgjedhor të radhës. Më 4 dhe 24 shkurt 2026, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) ka njoftuar këtë subjekt politik për obligim ligjor, por pavarësisht këtyre njoftime, partia në fjalë nuk ndërmori hapa të mëtutjeshëm.
Mbledhja e KQZ-së është duke vazhduar me vikat e tjera të rendit të ditës.














