Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KQZ pranon serverët dhe pajisjet përcjellëse për QNR, Radoniqi fton qytetarët të dalin dhe votojnë më 9 shkurt

05/02/2025 - 10:49
në Kryesore, Lajme
A A
KQZ pranon serverët dhe pajisjet përcjellëse për QNR, Radoniqi fton qytetarët të dalin dhe votojnë më 9 shkurt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, u ka bërë thirrje “të gjithëve” për proces të qetë zgjedhor, derisa ka ftuar qytetarët të dalin në votime ditën e zgjedhjeve më 9 shkurt 2025.

Ftesë të njëjtë ka pasur edhe për votuesit jashtë Kosovës, të cilët do të votojnë në përfaqësi diplomatike, një ditë më herët, më 8 shkurt 2025.

Ai i bëri këto deklarata nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ku u organizua ceremonia e pranimit të serverëve dhe pajisjeve përcjellëse për këtë qendër, si donacion i Qeverisë së Gjermanisë përmes OSBE-së.

Sipas tij, ky aktivitet ka për qëllim për qëllim modernizimin e mëtejshëm të infrastrukturës së KQZ-së dhe është vazhdimësi e procesit të digjitalizimit të operacioneve zgjedhore.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time dhe të KQZ-së për Qeverinë Gjermane për këtë donacion, i cili është realizuar përmes Misionit të OSBE-së në Kosovë. Kjo mbështetje është e çmuar dhe do të ndikojë në përmirësimin e infrastrukturës tonë dhe avancimin e standardeve zgjedhore në Kosovë. Gjithashtu, duke pasur parasysh rolin e KQZ-së, ky donacion është një investim i madh edhe në integritetin e procesit zgjedhor dhe në besimin e qytetarëve ndaj procesit zgjedhor”, tha Radoniqi.

Ai theksoi se gjatë këtyre 6 muajve, janë përkushtuar për organizimin e këtyre zgjedhjeve, me qëllim që qytetarët me të drejtë vote të shprehin vullnetin e tyre dhe që zgjedhjet të organizohen sipas ligjit dhe sipas standardeve më të mira.

“Aktualisht, jemi në një fazë të rëndësishme të procesit zgjedhor. Siç e dini, në fundjavë do të organizohet votimi në përfaqësi diplomatike në shtete të ndryshme dhe në komunat e Republikës së Kosovës. Gjatë këtyre 6 muajve, jemi përkushtuar maksimalisht për organizimin e këtyre zgjedhjeve, me qëllim që qytetarët me të drejtë vote të shprehin vullnetin e tyre dhe që zgjedhjet të organizohen sipas ligjit dhe sipas standardeve më të mira. Në emër të KQZ-së, u bëj thirrje të gjithëve për proces të qetë zgjedhor”, tha Radoniqi.

Ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde, tha se digjitalizimi i procesit zgjedhor do të jetë kyç për këtë progres.

“Demokracia dhe zgjedhjet e lira janë themeli i një shoqërie të zhvilluar dhe të begatë. Ato na fuqizojnë që të formësojmë të ardhmen tonë. Në thelb, demokracia garanton lirinë individuale për secilin prej nesh. Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova ka bërë përparime të jashtëzakonshme në ndërtimin e shtetit dhe demokratizimin. Gjermania ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë përkrah jush ndërsa ecni përpara në këtë rrugë. Digjitalizimi i procesit zgjedhor do të jetë kyç për këtë progres. Prandaj, jam i kënaqur që sot, së bashku me OSBE-në, po i dorëzojmë KQZ-së pajisje dhe mjete të ndryshme”, tha ai.

Otkriven najgori neprijatelj visokog krvnog tlaka.
Cardioxal
Pročitajte
by Taboola
Rohde tha se ky donacion është gjithashtu pjesë e një projekti më të gjerë, me kontribute nga Norvegjia, Polonia dhe SHBA-ja, me një buxhet total prej 1.1 milion eurosh.

“Donacioni prej pothuajse 140,000 eurosh do ta ndihmojë KQZ-në të vazhdojë punën e saj të shkëlqyer dhe të sigurojë që proceset zgjedhore, si ato aktuale ashtu edhe ato të ardhshme, të mbeten efikase, transparente dhe të sigurta në Kosovë dhe, natyrisht, edhe në Gjermani, ku pas tre javësh do të mbahen zgjedhje. Qëllimi ynë i përbashkët është të mbështesim institucionet zgjedhore të Kosovës në ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve dhe forcimin e besimit publik në procesin zgjedhor në Kosovë. Ky donacion është gjithashtu pjesë e një projekti më të gjerë, me kontribute nga Norvegjia, Polonia dhe SHBA-ja, me një buxhet total prej 1.1 milion eurosh. Projekti synon të forcojë kapacitetet e institucioneve të menaxhimit zgjedhor të Kosovës për të ushtruar mandatin e tyre në përputhje me standardet ndërkombëtare, parimet e qeverisjes së mirë dhe zbatimin e rekomandimeve nga Misionet Vëzhguese të BE-së. Ky projekt është një shembull i përpjekjeve tona të përbashkëta për të mbështetur zhvillimin demokratik të Kosovës dhe rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë ambasadori Rohde.

UD Shefja e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Cornelia Taylor, tha se misioni i OSBE-së në Kosovë për më shumë se një vit ka punuar me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të digjitalizuar hapat kryesorë të procesit zgjedhor, në përputhje me obligimet e reja të prezantuara nga Ligji i sapo menduar për Zgjedhjet.

“Së bashku kemi identifikuar nevojat, kemi zhvilluar specifikime të hollësishme dhe kemi siguruar teknologji të përshtatshme, të cilën po e dorëzojmë sot, për të përmirësuar efikasitetin, transparencën dhe integritetin e menaxhimit të zgjedhjeve në Kosovë. Tre serverët që po ju dorëzojmë sot, z. Radonjic, janë blerë me mbështetjen bujare të Gjermanisë dhe përbëjnë pjesën e fundit që plotëson mozaikun e këtij projekti në të cilin kemi punuar gjatë vitit të kaluar. Ata do t’i mundësojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të krijojë një infrastrukturë teknologjike të besueshme, e cila siguron funksionimin e pandërprerë të proceseve të digjitalizuara zgjedhore dhe numërimit të votave”, tha ajo.

Taylor tha se në misioni i OSBE-së mbetet një partner i palëkundur në mbështetjen e institucioneve demokratike, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe promovimin e integritetit zgjedhor.

“Në fund të fundit, një dhomë serveri që funksionon mirë është shtylla kurrizore e administrimit modern të zgjedhjeve, duke garantuar që operacionet të përmbushin standardet më të larta të saktësisë, sigurisë dhe transparencës. Në këtë ditë, të gjitha sytë do të jenë te ju për të siguruar një proces zgjedhor të qetë dhe të rregullt, të cilit të gjithë mund t’i besojnë. Ne në misionin e OSBE-së mbetemi një partner i palëkundur në mbështetjen e institucioneve demokratike, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe promovimin e integritetit zgjedhor”, ka thënë ajo.

Në hyrje të kësaj ceremonie, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tregoi për digjitalizimin e disa nga operacionet zgjedhore gjatë këtij procesi zgjedhor.

“Prej vitesh, KQZ është munduar që të lehtësojë shërbimet për votuesit, subjektet politike dhe vëzhguesit, përmes mundësive që ofron teknologjia, por në këtë proces zgjedhor ka pasur digjitalizim të një numri të madh të operacioneve zgjedhore dhe përmirësim të shërbimeve që ekzistonin më herët. Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës; kërkimi i Qendrës së Votimit dhe aplikimi për ndryshimin e saj; aplikimi për regjistrimin e votuesve me nevojave të veçanta, aplikimi për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve; aplikimi për akreditimin e vëzhguesve; e të tjera, janë disa nga platformat elektronike që kanë përmirësuar shumë shërbimet e KQZ-së në përmbushjen e detyrimeve ligjore”, tha Elezi.

JU REKOMANDOJMË

SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati
06/11/2026 - 10:09

Skandalet me cilësinë e mishit në Kosovë nuk kanë të ndalur, duke u shndërruar në një çështje shqetësuese për shëndetin e qytetarëve të vendit tonë. Por fatkeqësisht kjo...

Më shumëDetails

180 gjoba ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë vozitjes në Ferizaj në tetor

180 gjoba ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë vozitjes në Ferizaj në tetor
06/11/2026 - 09:54

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se përdorimi i telefonit gjatë ngasjes mbetet ndër faktorët kryesorë që shkaktojnë aksidente. Veprimet ndëshkuese nuk kanë munguar: vetëm përgjatë muajit...

Më shumëDetails

Pas shtyrjes për shkak të mungesës së uniformave, sot diplomon gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës

Pas shtyrjes për shkak të mungesës së uniformave, sot diplomon gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës
06/11/2026 - 09:26

Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës pritet të mbahet sot, nga ora 16:00, pasi janë siguruar uniformat për pjesëtarët e rinj. Kjo gjeneratë...

Më shumëDetails

Inspektorati godet bizneset online, zbulohen produkte pa kuponë fiskalë

Inspektorati godet bizneset online, zbulohen produkte pa kuponë fiskalë
06/11/2026 - 08:57

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) po vazhdon aktivitetet inspektuese ndaj bizneseve që operojnë online, me fokus të veçantë në mbikëqyrjen e produkteve që janë në transport...

Më shumëDetails

“15 vjet pa ty, Diana”, nëna e saj publikon mesazhin prekës dhe rikujton dështimin e institucioneve: Nuk u bë asgjë për vajzën time

“15 vjet pa ty, Diana”, nëna e saj publikon mesazhin prekës dhe rikujton dështimin e institucioneve: Nuk u bë asgjë për vajzën time
06/11/2026 - 08:15

Kanë kaluar 15 vjet, gjashtë muaj e 12 ditë nga vrasja e Diana Kastratit, ndërsa nëna e saj, Makfire Kastrati, ka publikuar një mesazh prekës, duke kujtuar të...

Më shumëDetails

14-vjeçarja denoncon prindërit në Gjilan, thotë se u godit me rrip, aktivizohet policia

14-vjeçarja denoncon prindërit në Gjilan, thotë se u godit me rrip, aktivizohet policia
06/11/2026 - 08:04

Një 14-vjeçare nga komuna e Gjilanit ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe të policisë, pasi ka raportuar se është rrahur nga prindërit e saj. Sipas burimeve, ngjarja dyshohet se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    185 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Rrihet sërish gazetari i showbizit, Elton Tozaj (Pamje)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Nga tenderët 75 milionë euro te akuzat: Ram Geci rrezikon deri në 4 vite burg

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë