Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KQZ publikon shpenzimet: Vetëvendosje shpenzoi mbi 992 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale

16/01/2026 - 17:12
në Kryesore, Lajme
A A
KQZ publikon shpenzimet: Vetëvendosje shpenzoi mbi 992 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet raportet e paaudituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat janë mbajtur më 12 tetor 2025.

Nga ky raport del se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, ka shpenzuar 992 mijë euro për fushatën e zgjedhjeve lokale, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas raportit për periudhën 9 qershor – 9 nëntor 2025, VV ka realizuar të hyra totale prej 604 mijë e 13 euro e 40 centë , ndërsa shpenzimet e fushatës kanë arritur në 992 mijë e 562 euro e 74 centë.

Sipas këtij raporti pjesa më e madhe e të hyrave ka ardhur nga buxheti i shtetit, në vlerë prej 567,451.40 euro, ndërsa nga donacionet dhe kontributet në të holla janë deklaruar 36 mijë e 680 euro.

Po ashtu sipas raportit shpenzimet më të mëdha janë realizuar në kategorinë e reklamave, reprezentacionit dhe konferencave, me gjithsej 802 mijë e 265 euro e 49 centë. Në këtë përfshihen qiratë e hapësirave, ushqimi, reklamat në media dhe shpenzime të tjera promovuese.

Ndërkohë, shpenzimet e transportit kanë arritur në 118,468.75 euro, ndërsa për shpenzime të përgjithshme janë shpenzuar 56,676.01 euro. Pagat dhe kompensimet kapin vlerën 2,225 euro.

Në fund të periudhës raportuese, VV ka pasur 288,720.89 euro para dhe ekuivalentë të parasë, krahasuar me 731,554.10 euro në fillim të periudhës.

Ndërkohë, detyrimet afatshkurtra arrijnë në 388 mijë e 431 euro e 34 euro centë, kryesisht ndaj operatorëve privatë për shërbime reklamuese dhe qira.

Vetëvendosje ka pranuar gjithsej 36 mijë e 680 euro donacione dhe kontribute në të holla, kryesisht përmes arkës.

Ndër kontribuuesit individualë dhe subjektet juridike të deklaruara janë: Fatban Bunjaku, Kaltrina Naser Gruda, Arnis Halili, Driton Hyseni, Agon Batusha, Albi Rudi, Rudi Alb, Kledi Kabashi, Veton Shala, Laureta Taçaj, Drin Halilaj, Arianit Bytyqi, Granit Gegaj, Avni Dehari, Ahmet Gashi, Kristijan Rama, Sherif Sabit Godeni, Glauk Konjufca, si dhe disa herë përsëritëse nga i njëjti kontribuues.

Nga subjektet juridike, donacione kanë dhënë ANITA TEKS GROUP L.L.C., ZAM Group SHPK, DUO Market F&S SH.P.K., Mega Market INV SHPK, ndërsa shuma më e lartë e deklaruar për një donacion individual arrin deri në 5,000 euro.

KQZ ka bërë të ditur se publikimi i këtyre raporteve bëhet në zbatim të Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike, me qëllim rritjen e transparencës për shpenzimet dhe burimet e financimit të fushatave zgjedhore.

JU REKOMANDOJMË

A i ka pasur LVV votat për Vjosa Osmanin, ja çka thotë Kusari-Lila

Cilat janë raportet me VV’në e Kurtin pas audioincizimit që i doli me Slavko Simiq, flet Mimoza Kusari
11/03/2026 - 23:00

Mimoza Kusari- Lila ka thënë se Vjosa Osmani nuk i ka pasur të garantuara votat për presidente. Ajo ka thënë se kanë pasur konfirmim edhe brenda Grupit Parlamentar...

Më shumëDetails

Kusari-Lila:Mosshkuarja në zgjedhje të reja është opsioni më i mirë

Kusari: Mesazhet e SHBA-së duhet të merren shumë seriozisht
11/03/2026 - 22:54

Kryetarja e partisë Alternativa dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit ka thënë se shkuarja në zgjedhje do të ishte skenari i fundit. Ajo ka thënë se do...

Më shumëDetails

Olluri: Një iniciativë e Vjosa Osmanit mund t’i marrë 13-15% të votave

Olluri: Policia tentoi t’ia lë fajin 18-vjeçarit të vrarë, familja e njërit nga të dyshuarit ka lidhje me Policinë
11/03/2026 - 22:44

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se iniciativa e Vjosa Osmanit mund të marrë 13-15% të votave. Ai ka thnëë se Albin Kurti ka pritur...

Më shumëDetails

Abdixhiku: LDK synon bashkimin e madh të së djathtës, Vjosa Osmani pjesë e projektit

Muhaxheri: LDK i ka lënë Osmanit një derë të hapur, nuk përjashtohet rikthimi i saj në këtë parti
11/03/2026 - 22:29

Kryetari i LDK-së ka folur për mundësinë e një bashkimi të madh të së djathtës në Kosovë, duke theksuar se në këtë projekt një rol të rëndësishëm do...

Më shumëDetails

Ai frikësohet VV-ja Vjosa Osmanit në zgjedhje? Kjo është përgjigjja nga kjo parti

Pse Kurti s’po e propozon Osmanin për presidente, flet ish-deputeti i VV’së
11/03/2026 - 22:20

Shefja e GP-së së LVV-së Arbërie Nagavci u pyet në Pressing në T7 nëse i frikësohen Vjosa Osmanit në rast të mbajtjes së zgjedhjeve, por ajo tha se...

Më shumëDetails

I dënuari me 23 vite burg arratiset nga Burgu i Dubravës, nuk u kthye nga fundjava

I dënuari me 23 vite burg arratiset nga Burgu i Dubravës, nuk u kthye nga fundjava
11/03/2026 - 22:09

Një i dënuar për vrasje është arratisur nga Burgu i Dubravës Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se bëhet fjalë për të akuzuarin Veton Syla. Syla është i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    273 Shpërndaje
    Shpërndaje 109 Tweet 68
  • Partitë vendosin, kjo pritet të jetë përbërja e re e KQZ-së

    232 Shpërndaje
    Shpërndaje 93 Tweet 58
  • A u përmendën emra për president në takimet me Kurtin, Abdixhiku jep deklaratën befasuese!

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Shteti nis kontroll të rreptë për çmimet e naftës në Kosovë, kjo është marzha maksimale

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kjo ishte përgjigja nga Ministria për kërkesën e Osmanit në lidhje me gurin dhuratë për Trump

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë