Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KQZ thërret mbledhje, pritet zyrtarizimi i vendimit të PZAP për certifikimin e Listës Serbe

01/09/2025 - 13:09
në Kryesore, Lajme
A A
PZAP obligon KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më 24 gusht, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa miratoi ankesën e Listës Serbe dhe anuloi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të datës 21 gusht, me të cilin ishte refuzuar certifikimi i listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Në bazë të vendimit të PZAP, i cili obligon certifikimin e Listës Serbe, KQZ ka thirrur një mbledhje ku pritet të anulojë vendimin e 23 gushtit dhe të certifikojë këtë subjekt.

PZAP kishte vlerësuar se KQZ nuk ka ofruar bazë të mjaftueshme ligjore për të vërtetuar se kandidatët e kontestuar bien ndesh me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, që përcakton kriteret për të drejtën për t’u zgjedhur.

Vendimi i KQZ-së

Të enjten Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendimin për të mos certifikuar Listën Serbe, çka la subjektin jashtë procedurave zyrtare për pjesëmarrje. Ky vendim nxiti menjëherë reagime të ashpra nga ndërkombëtarët.

Një ditë pas vendimit të KQZ-së, Lista Serbe bëri të ditur se e ka depozituar ankesën e saj te Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Shtetet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian reaguan ashpër, duke shprehur shqetësimin e tyre për këtë vendim.

Madje Kosova pranoi një paralajmërim me tone të prera se çelësi i marrëdhënieve me Bashkimin Evropian ndërlidhet drejtpërdrejt me “karakterin gjithëpërfshirës të zgjedhjeve lokale”.

“Karakteri gjithëpërfshirës i zgjedhjeve lokale që po afrojnë është kyç për marrëdhënien e ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Partitë politike që kanë përmbushur kriteret ligjore duhet të lejohen të marrin pjesë në zgjedhje dhe përfaqësuesit e zgjedhur të marrin detyrat e tyre në mbarë Kosovën, mbi bazën e një procesi të lirë, të drejtë dhe gjithëpërfshirës.” – u tha ndër të tjera në reagimin e BE-së.

Pas vendimit të KQZ-së, deputetët e VV-së vunë në shënjestër gjyqtarët e PZAP-së. Disa prej deputetëve të partisë së Albin Kurtit kanë filluar presionin ndaj këtyre gjyqtarëve, duke i publikuar emrat e tyre.

Kjo nuk ndikoi në vendimin e këtij institucioni, duke hedhur poshtë vendimin e KQZ-së, nën argumentin e mungesës së bazës së mjaftueshme ligjore.

JU REKOMANDOJMË

Zotëria i parë, Prindon Sadriu ftohet nga Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë për Samitin FFT

Zotëria i parë, Prindon Sadriu ftohet nga Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë për Samitin FFT
15/03/2026 - 17:43

Me ftesën e Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump, në kuadër të nismës së saj Fostering the Future Together (FFT), Zotëria i Parë i Republikës së Kosovës,...

Më shumëDetails

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe
15/03/2026 - 17:12

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe në një lokal. Kjo video e tij vjen ndërsa Teherani ka kërcënuar se...

Më shumëDetails

Dita e dytë e takimit të kabinetit qeveritar/ Kurti: Projekte të mëdha e punë të mira na presin

Dita e dytë e takimit të kabinetit qeveritar/ Kurti: Projekte të mëdha e punë të mira na presin
15/03/2026 - 16:57

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se sot po zhvillohet dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeveritar. Ai ka publikuar pamje nga dita e dytë...

Më shumëDetails

Kurti për Habermasin: Filozofi që mbrojti ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Kurti për Habermasin: Filozofi që mbrojti ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë
15/03/2026 - 16:40

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas lajmit për vdekjen e filozofit gjerman Jürgen Habermas, duke e cilësuar atë si një nga mendimtarët më të shquar bashkëkohorë dhe një...

Më shumëDetails

Haradinaj në Bjeshkën e Madhe: Inkurajuese të shohësh rritjen e interesimit për sportet dimërore

Haradinaj në Bjeshkën e Madhe: Inkurajuese të shohësh rritjen e interesimit për sportet dimërore
15/03/2026 - 15:59

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka ndjekur nga afër garën e skijimit në Bjeshkën e Madhe, një aktivitet të organizuar nga...

Më shumëDetails

Çka ndodhi/ Dëshmia e agjentit të policisë pas shpërthimit të tritolit në Lezhë

Çka ndodhi/ Dëshmia e agjentit të policisë pas shpërthimit të tritolit në Lezhë
15/03/2026 - 15:32

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të sotëm. Eksplozivi i ishte vënë makinës së një efektivi policie në qytetin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Matoshi për Ligjin e të Huajve: Kurti me këtë vendim dëshmoi lidership dhe përgjegjësi politike

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Kurti “lëshon pe” për serbët, Vuçiq: U shmang katastrofa e ndonjë konflikti

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Real Madridi e merr vendimin për të ardhmen e Viniciusit

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë