Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të zgjasë shtatë ditë, duke filluar më 3 nëntor dhe përfunduar përpara hapjes së qendrave të votimit më 9 nëntor.
Në mbledhjen e sotme, KQZ ka marrë gjithashtu vendim për miratimin e rekomandimeve që lidhen me përfshirjen në rezultatet përfundimtare të rinumërimit të 16 kutive të votimit nga 12 vendvotime të ndryshme, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë mbledhjes, u diskutua po ashtu për të gjitha parregullsitë apo mospërshtatjet e rezultateve në disa komuna të Kosovës.
Megjithëse, u bë e ditur se papërputhjet e rezultateve, pas rinumërimit janë verifikuar dhe është kërkuar që rezultati të procedohet i rregullt.












