Opinionisti Labinot Balaj, ka thënë që përderisa deri dje ka ekzistuar argumenti moral kundër Listës Serbe, nga dje kundër tyre qëndron edhe tashmë edhe argumenti legal.
“Deri dje e kemi pasë vetëm argumentin moral në kuptimin që Lista Serbe është mpleksur me aktivitete terroriste në minimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës në dy raste, të paktën në dy raste”, ka thënë Balaj në Specialen e Klan Kosovës për zgjedhjet lokale.
“Edhe në baza ditore është aktive në përpjekje me e minu shtetësinë e Kosovës, me i ba obstruksione shtetësisë së Kosovës”.
“Prej dje e kemi edhe argumentin legal. Po i referohem nenit 148 që, po e nënvizoj prapë, edhe e specifikonte, decidivisht, edhe kur ka raste pengese. Domethënë ka pasë Lista Serbe dje raste pengese, sepse s’iu votuan kandidatët e saj”.