Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘Krahu’ i Isa Mustafës ka formuar 10-shen e kandidatëve të tyre brenda listës së LDK-së, synojnë kontrollin e rreth gjysmës së grupit parlamentar?!

08/02/2025 - 22:05
në Kryesore, Lajme
A A
‘Krahu’ i Isa Mustafës ka formuar 10-shen e kandidatëve të tyre brenda listës së LDK-së, synojnë kontrollin e rreth gjysmës së grupit parlamentar?!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në mars të vitit 2021 Lumir Abdixhiku ishte zgjedhur kryetar i LDK-së, pak ditë pasi që Isa Mustafa kishtë dhënë dorëheqje nga pozita e drejtuesit të kësaj partie. Dorëheqja e Isa Mustafës kishte ardhur pas rezultatit të dobët të arritur nga LDK-ja në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të mbajtur më 14 shkurt 2021, ku kjo parti kishte marrë vetëm 12.7% nga 24.54% sa kishte në zgjedhjet e mbajtur në tetor të vitit 2019.

Me të marrë pozitën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kishte nisur ndryshime strukturore në parti, të cilat i quante si reforma për ringritjen e LDK-së.

Nga këto reforma kishin pësuar Isa Mustafa, Avdullah Hoti, Agim Veliu e shumë figura që njiheshin si të afërta më Isa Mustafën e Agim Veliut, dy figurat kyqe të LDK-së për shumë vite.

Në zgjedhjet vitit 2021 bartës i listës ishte Avdullah Hoti që mbante numrin 1, numër 4 ishte Agim Veliut, përderisa Lumir Abdixhiku ishte renditur me numër 11.

Për zgjedhjet që do të mbahen nesër, bartës i listës është Lumir Abdixhiku, Agim Veliu është lënë jashtë listës edhe pse në zgjedhjet e kaluara ishte deputeti i shtatë më i votuar, përderisa Avdullah Hoti tash mban numrin 13.

Me këto dhe të tjera veprime, Lumir Abdixhiku i ka margjinalizuar totalisht figurat e LDK-së që për shumë vite njiheshin si njerëzit më të afërt të Isa Mustafës.

Të gjendur përball kësaj situate dhe nga frika se do ta humbin totalisht ndikimin pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, disa figura që njihen si ‘krahu’ i Isa Mustafës në LDK nuk kanë qendruar duarkryq, por edhe ata kanë bërë lëvizjen e tyre.

Burime të Veriu.info nga LDK-ja bëjnë të ditur se ‘krahu’ i Isa Mustafës brenda partisë ka formuar 10-shen e tyre të kandidatëve që presin të votohet nesër, me synimin që nga zgjedhjet e 9 shkurtit të zgjidhen 10 deputet në grupin parlamentar të LDK-së që i japin llogari Isa Mustafës.

Siç mëson Veriu.info, personi kyq i kësaj liste që do të votohet është Avdullah Hoti, por edhe disa kandidatë tjerë, me theks të veçantë nga Prishtina, Prizreni dhe rajoni i Dukagjinit.

Se a do të arrij kjo 10-she e përkrahur nga mbëshetësin e Isa Mustafës të futet në Kuvendin e Kosovës, mbetet të shihet pas numërimit të votave që dalin nga zgjedhjet e nesërme.

Por nëse kjo 10-she e kandidatëve arrin të fitoj mandatet e deputetëve, atëherë pritet që gati gjysmën e grupit parlamentar të LDK-së ta kontrolloj Isa Mustafa./Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Parashikimi i motit për sot
Lajme

Parashikimi i motit për të shtunën

17/01/2026 - 01:09
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tryezë
Lajme

Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tryezë

16/01/2026 - 22:54
Rinumërimi i votave mund të ‘‘ndikojë’’ në afatet Kushtetuese, zgjedhja e Presidentit në rrezik
Kryesore

Rinumërimi i votave mund të ‘‘ndikojë’’ në afatet Kushtetuese, zgjedhja e Presidentit në rrezik

16/01/2026 - 22:45
Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
Lajme

Kjo është mosha e këmbësorit që u godit nga vetura në Zhabar të Mitrovicës

16/01/2026 - 22:35
9.5 milionë euro rrymë u importua për 16 ditë, KESCO: konsumi është rritur
Lajme

9.5 milionë euro rrymë u importua për 16 ditë, KESCO: konsumi është rritur

16/01/2026 - 22:30
E hëna e “nxehtë” e LDK-së, zyrtarizon katër koalicione! Po Nisma?
Lajme

Të hënën sy e vesh nga LDK-ja – A do t’ia japë partia “zarfin e zi” Lumir Abdixhikut?

16/01/2026 - 22:19

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    234 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • LAJMI I FUNDIT: Specialja merr vendim për Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Digjet shtëpia në Vushtrri, humb jetën një 80 vjeçare

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Asamblisti i VV-së kërkon dorëheqjen e Kryetarit të degës: Frikacak, shko në AAK ku e ke vendin

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Dorëhiqet nga AAK një nga më të votuarit në Gjakovë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë