Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike pas propozimit të mandatarit të ri nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se pjesa e opozitës që dikur ishte e gatshme ta votonte Glauk Konjufcën për kryeparlamentar, duhet të shqyrtojë mundësinë për ta mbështetur atë si kryeministër.
“Opozita suksesin e ka arritur me vetë faktin që Kurti është eliminuar. Qeveria e Konjufcës do të mund të ishte qeveri e pakicës dhe të jetë në fuqi deri në prill 2026”, ka shkruar Krasniqi.
Sipas tij, një qeveri e udhëhequr nga Konjufca do të mund të sillte edhe rirreshtime e fërkime brenda Lëvizjes Vetëvendosje. /Insajderi.org/











