Ish-deputeti njëherësh njëri nga financuesit kryesor të Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, ka folur publikisht rreth periudhës së kaluar në këtë subjekt politik.
Krasniqi në Klan Kosova dha detaje nga koha që ishte anëtar i VV-së.
Ai foli edhe rreth Dejona Mihalit, e cila i kontrollon zyrtarët e lartë të qeverisë Kurti, anise nuk ka ndonjë rol në institucione.
“Është tragjike kur Kosova udhëhiqet prej Dejona Mihalit. Mendoj se Agjencia e Kosovës e di saktësisht, ama saktësisht për kënd punon Dejona Mihali. Dejona Mihali për Kosovën nuk punon. Agjencia Kosovare e Inteligjencës e ka kompetencës me tregu, unë nuk e kam”, shprehet Krasniqi.
Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme: