Ish deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas votimit në pako për nënkryetar të Kuvendit të Kosoves, ky votat i mori edhe deputeti i Srpska’s, Slavko Simiq, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Krasniqi ka thënë për Lëvizjen Vetevendosje duke thënë se Simiq që deri dje ishte rrezik kombëtar sot kaloj pa zhurmë.
“Një vit britma e bllokada, e në fund votë për shokun e Mimozës e mikun e Radoiçiqit”, ka shkruar tutje Krasniqi.
Postimi i plotë:
E lëshuan bajrakun… me stil.
Ai që dje ishte “rrezik kombëtar”, sot kaloi si pako poste, pa zhurmë, pa skrupull.
Një vit britma e bllokada, e në fund votë për shokun e Mimozës e mikun e Radoiçiqit.
Politika juaj: sot armik, nesër koleg.















